Në zemër të Rrajcës, trashëgimia kulturore nuk është vetëm kujtim, por jetë e përditshme. Veshjet popullore që dikur përdoreshin në dasma e festa sot ruhen me përkushtim nga gratë e zonës, të cilat i punojnë ende me dorë siç i kanë trashëguar nga nënat dhe gjyshet e tyre.
Kjo pasuri shpirtërore e Rrajcës nuk ndalet vetëm te veshja. Edhe vallja e saj, me hapat e veçantë dhe ritmin karakteristik, mësohet që në vegjëli, duke u bërë pjesë e pandashme e identitetit të banorëve të kësaj zone.
Sinkron gruaja që flet për veshjet dhe burri i ulur që flet për mësimin e valles, (ne vedhje popullori burri)
Banorët e Rrajcës kanë bërë përpjekje të vazhdueshme për ta përfshirë këtë trashëgimi të vyer në listën e UNESCO-s, si një pasuri kulturore jo materiale që i përket gjithë njerëzimit. Por rruga drejt njohjes ndërkombëtare kërkon më shumë se sa pasion, kërkon mbështetje konkrete nga institucionet.
Sinkronet për kërkesën më Unesco
Duhet që Ministria e Kulturës, pushteti vendor dhe organizatat për trashëgiminë të japin ndihmën e duhur për ruajtjen dhe promovimin e kësaj vlere unike. Sepse Rrajca nuk kërkon vetëm të ruajë traditat për vete, por të ndajë me botën një pjesë të shpirtit të saj.