Close Menu
Bufi UrteBufi Urte
    What's Hot

    Profesor Dr. Perikli Qirjazi shpallet “Qytetar Nderi” i Kolonjës

    March 28, 2026

    Makinat bëhen “copë”, aksident në Korçë, tre të plagosur

    March 28, 2026

    Korçë – Arrestime, procedime penale dhe konflikt me të plagosur

    March 28, 2026
    Facebook X (Twitter) Instagram
    • Na kontaktoni
    • Punesim
    • Marketing
    Facebook Instagram
    Bufi UrteBufi Urte
    • Home
    • Vendi
    • Rajoni
    • Evropa
    • Bota
    • Kulture
    • Jetese
    • Sport
    Bufi UrteBufi Urte
    Home » “Të zhdukim me acid” – Zbardhet dosja tronditëse: Vëllai i deputetit Nallbati dhe dy të tjerë morën peng dhe torturuan Ilir Topçiun
    Vendi

    “Të zhdukim me acid” – Zbardhet dosja tronditëse: Vëllai i deputetit Nallbati dhe dy të tjerë morën peng dhe torturuan Ilir Topçiun

    December 5, 2025
    Facebook WhatsApp Copy Link
    Share
    Facebook WhatsApp Copy Link

    Zbardhet dosja penale e ngjarjes së rëndë të fund-tetorrit në Bilisht, ku Ilir Topçiu u mor peng dhe u dhunua brutalisht nga Alti Nallbati, i njohur si “Duçja”, vëllai i deputetit të PD Bledjon Nallbati, së bashku me dy persona të tjerë, Marsel Buçi dhe Trajan Çeliku.

    Gjykata e Korçës, me vendim të datës 4 nëntor 2025, caktoi masën e sigurisë “arrest me burg” 40-ditor për tre të dyshuarit, të cilët po hetohen për “Heqje të paligjshme të lirisë”, “Plagosje të lehtë me dashje” dhe “Kanosje”, të kryera në bashkëpunim. Aktualisht ata mbahen në paraburgimin e Drenovës, ndërsa familjarët e tyre po kërkojnë pajtim me të dëmtuarin.

    Your browser does not support the video tag.

    Sipas dosjes hetimore, grupi dyshonte se Topçiu kishte “spiunuar” tek shefi i krimeve në Bilisht, çka kishte çuar në procedimin penal të një personi tjetër. Me këtë pretekst, Trajan Çeliku e mori nga banesa ku ishte në “arrest shtëpie”, duke e mashtruar se do ta ballafaqonte me policinë. Në vend të kësaj, e çuan në magazinën e Altin Nallbatit, ku nisi dhuna.

    Topçiu deklaron se është goditur brutalisht me grushte e shkelma, derisa humbi ndjenjat, ndërsa Marsel Buçi i fikoi cigaren në ballë dhe e kërcënoi: “Herën tjetër do të të zhduk me acid.” Ekspertiza mjeko-ligjore ka konstatuar hematoma në trup dhe dy plagë djegieje në ballë.

    Ngjarja shkaktoi reagim të fortë dhe çoi në shkarkimin e drejtorit të Policisë së Korçës dhe pezullimin e disa zyrtarëve të tjerë në Devoll. Në dëshminë e saj, nëna e Topçiut shprehet se djali për ditë të tëra kishte qëndruar i shtrirë nga dhimbjet dhe se “ka frikë se mos ia vrasin”.

    Tona
    Selita
    Zeqillari
    Your browser does not support the video tag.
    Share. Facebook WhatsApp Copy Link
    ECO

    Related Posts

    Profesor Dr. Perikli Qirjazi shpallet “Qytetar Nderi” i Kolonjës

    March 28, 2026

    Makinat bëhen “copë”, aksident në Korçë, tre të plagosur

    March 28, 2026

    Korçë – Arrestime, procedime penale dhe konflikt me të plagosur

    March 28, 2026

    Arrestime dhe procedime në Korçë e Pogradec, denoncohet edhe një vjedhje në banesë

    March 27, 2026
    TE FUNDIT

    Profesor Dr. Perikli Qirjazi shpallet “Qytetar Nderi” i Kolonjës

    March 28, 2026

    Makinat bëhen “copë”, aksident në Korçë, tre të plagosur

    March 28, 2026

    Korçë – Arrestime, procedime penale dhe konflikt me të plagosur

    March 28, 2026

    Sfida mes Elbasanit dhe Skenderbeut mbyllet me dy gola, pretendentet shenojnë në pjesën e parë

    March 28, 2026
    EKSKLUZIVE

    Ilva Tare Talks, Gjon Juncaj;”Drejtësi e vonuar, drejtësi e mohuar”

    Zjarr mbi Dishnicë, dyshohet e qëllimshme

    Emri – Arrestohet maliqari, mbante kallashnikov në shtëpi

    Advertisement
    eSIM SIGNAL
    Bufi Urte
    Facebook Instagram
    • Vendi
    • Rajoni
    • Evropa
    • Bota
    • Kulture
    • Jetese
    • Sport
    © 2026 Bufi Urte. Designed by Patron Marketing.

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.