Close Menu
Bufi UrteBufi Urte
    What's Hot

    Profesor Dr. Perikli Qirjazi shpallet “Qytetar Nderi” i Kolonjës

    March 28, 2026

    Makinat bëhen “copë”, aksident në Korçë, tre të plagosur

    March 28, 2026

    Korçë – Arrestime, procedime penale dhe konflikt me të plagosur

    March 28, 2026
    Facebook X (Twitter) Instagram
    • Na kontaktoni
    • Punesim
    • Marketing
    Facebook Instagram
    Bufi UrteBufi Urte
    • Home
    • Vendi
    • Rajoni
    • Evropa
    • Bota
    • Kulture
    • Jetese
    • Sport
    Bufi UrteBufi Urte
    Home » Të bllokuar për ditë të tëra në borë në Dardhë, emigrantët: “Na rrahin dhe na kthejnë pas”
    Vendi

    Të bllokuar për ditë të tëra në borë në Dardhë, emigrantët: “Na rrahin dhe na kthejnë pas”

    February 2, 2026
    Facebook WhatsApp Copy Link
    Share
    Facebook WhatsApp Copy Link

    Tre emigrantë me shtetësi egjiptiane janë filmuar nga gazetari i Euronews Albania, Xhensil Shkëmbi, teksa ecin në këmbë përgjatë rrugës së Dardhës, duke rrëfyer kalvarin e tyre të vështirë gjatë përpjekjes për të kaluar drejt Italisë, pasi kishin ardhur nga Greqia.

    Sipas dëshmisë së tyre, emigrantët kanë qëndruar për tre ditë rresht në mal, në kushte ekstreme, mbi borë, pa ushqim, pa ujë, pa rroba rezervë dhe pa asnjë mjet për t’u mbrojtur nga i ftohti. Ata tregojnë se kanë lëvizur vetëm në këmbë, duke rrezikuar seriozisht jetën.

    Your browser does not support the video tag.

    “Jam egjiptian, vij nga Greqia dhe dua të shkoj në Itali. Për Zotin, për tre ditë nuk kishim asgjë me vete: as ushqim, as ujë, as batanije. Vetëm ecje dhe të ftohtë. Nuk gjenim dot rrugën për shkak të dëborës. Sot dolëm nga mali, por kemi frikë se mos na kap policia. Vetëm ju na dhatë pak bukë dhe cigare. Nuk hynim dot në restorante, kemi frikë se na arrestojnë.”

    Emigrantët pretendojnë se kanë përjetuar dhunë nga policia shqiptare, duke u rrahur dhe kthyer disa herë pas, pavarësisht përpjekjeve të vazhdueshme për të kaluar kufirin. Ata bëjnë thirrje që të mos ushtrohet dhunë ndaj tyre dhe të mos rikthehen në të njëjtat kushte çnjerëzore.

    Sipas tyre, edhe policia greke ka ndaluar persona të tjerë të grupit, të cilët janë ndarë prej tyre.

    “Na kanë rrahur disa herë, na kanë kthyer mbrapsht dhe ne vijmë përsëri. Nuk duam të na rrahë policia dhe as të na kthejë pas. Kjo është lutja jonë. Nuk duam të qëndrojmë në Shqipëri, duam të ikim në Itali. Disa nga shokët tanë kanë mbetur në Greqi, i kanë futur në burg. Ne po e provojmë sërish. Në Itali kemi familjet tona.”

    Pamjet e filmuara në zonën e Dardhës hedhin dritë mbi dramën e emigrantëve ilegalë, të cilët përballen çdo ditë me rrezik, dhunë dhe kushte ekstreme gjatë rrugëve të emigrimit drejt Europës Perëndimore.

    Tona
    Selita
    Zeqillari
    Your browser does not support the video tag.
    Share. Facebook WhatsApp Copy Link
    ECO

    Related Posts

    Profesor Dr. Perikli Qirjazi shpallet “Qytetar Nderi” i Kolonjës

    March 28, 2026

    Makinat bëhen “copë”, aksident në Korçë, tre të plagosur

    March 28, 2026

    Korçë – Arrestime, procedime penale dhe konflikt me të plagosur

    March 28, 2026

    Arrestime dhe procedime në Korçë e Pogradec, denoncohet edhe një vjedhje në banesë

    March 27, 2026
    TE FUNDIT

    Profesor Dr. Perikli Qirjazi shpallet “Qytetar Nderi” i Kolonjës

    March 28, 2026

    Makinat bëhen “copë”, aksident në Korçë, tre të plagosur

    March 28, 2026

    Korçë – Arrestime, procedime penale dhe konflikt me të plagosur

    March 28, 2026

    Sfida mes Elbasanit dhe Skenderbeut mbyllet me dy gola, pretendentet shenojnë në pjesën e parë

    March 28, 2026
    EKSKLUZIVE

    Kapet në PKK Goricë me naftë të kontrabanduar, arrestohet 61-vjeçari

    Lajm i fundit – Dy makina të djegura në Korçë, ja çfarë dihet

    Maliq – 49-vjeçari akuzohet për vjedhje të pompës së vaditjes

    Advertisement
    eSIM SIGNAL
    Bufi Urte
    Facebook Instagram
    • Vendi
    • Rajoni
    • Evropa
    • Bota
    • Kulture
    • Jetese
    • Sport
    © 2026 Bufi Urte. Designed by Patron Marketing.

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.