Close Menu
Bufi UrteBufi Urte
    What's Hot

    Aksidente dhe veprime penale në Pogradec

    March 22, 2026

    Projekti 1 miliard Euro në Bilisht, a fshihet Mirsad Uruçi pas “investitorëve amerikanë”

    March 22, 2026

    Reportazh-Teqeja e Melçanit/ Vendi ku gjen qetësinë shpirtërore, mrekullia që pret çdo besimtar

    March 22, 2026
    Facebook X (Twitter) Instagram
    • Na kontaktoni
    • Punesim
    • Marketing
    Facebook Instagram
    Bufi UrteBufi Urte
    • Home
    • Vendi
    • Rajoni
    • Evropa
    • Bota
    • Kulture
    • Jetese
    • Sport
    Bufi UrteBufi Urte
    Home » Solidaritet për kolegun e Policisë së Burgjeve, Xhevahir Mullaj
    Vendi

    Solidaritet për kolegun e Policisë së Burgjeve, Xhevahir Mullaj

    October 15, 2025
    Facebook WhatsApp Copy Link
    Share
    Facebook WhatsApp Copy Link

     

    Një ngjarje e rëndë ka tronditur kolegët e Policisë së Burgjeve në Korçë. Inspektori Xhevahir Mullaj, gjatë kryerjes së detyrës në sektorin e kontrollit pranë IEVP Korçë, ka pësuar një problem të rëndë shëndetësor dhe ndodhet aktualisht në reanimacionin e Spitalit Rajonal të Korçës, në gjendje shumë kritike për jetën.

    Your browser does not support the video tag.

    Pavarësisht ndihmës së parë të dhënë nga sektori i shëndetësisë pranë institucionit ku ai shërben, gjendja e tij nuk është përmirësuar, ndërsa mjekët raportojnë se situata mbetet tepër e rënduar.

    Xhevahir Mullaj njihet nga kolegët si një punonjës i ndershëm dhe përkushtuar, si dhe një prind shembullor, i cili po rrit i vetëm fëmijët e tij pas humbjes së bashkëshortes disa vite më parë. Sot, ai ka nevojë për mbështetjen e të gjithëve — kolegëve, institucioneve shtetërore, pushtetit lokal dhe organizatave fetare e bamirëse — për ta ndihmuar në këtë moment jetik.

    Sindikata e Policisë së Burgjeve ka shprehur solidaritet të plotë me kolegun, duke kujtuar se i është gjendur pranë edhe më parë, në periudha të vështira të jetës së tij.

    > “Do të jemi sërish pranë fëmijëve të tij me çdo mundësi që kemi, por kërkohet sensibilizimi i të gjithëve. Çdo kontribut i secilit prej nesh është i vyer për familjen e Xhevahirit,” – thuhet në njoftimin e sindikatës.

     

    Sindikata gjithashtu apelon ndaj Qeverisë shqiptare që të mos vonojë miratimin e të drejtave social-ekonomike të parashikuara për punonjësit e sistemit të burgjeve, duke theksuar se puna në këtë sektor është tejet e vështirë dhe me rrezik të lartë për jetën dhe shëndetin.

    Në fund, të gjithë kolegët dhe miqtë e Xhevahirit shprehin lutje dhe shpresë për shërimin e tij:

    > “Bashkë ja dalim!”

    Tona
    Selita
    Zeqillari
    Your browser does not support the video tag.
    Share. Facebook WhatsApp Copy Link
    ECO

    Related Posts

    Aksidente dhe veprime penale në Pogradec

    March 22, 2026

    Projekti 1 miliard Euro në Bilisht, a fshihet Mirsad Uruçi pas “investitorëve amerikanë”

    March 22, 2026

    Reportazh-Teqeja e Melçanit/ Vendi ku gjen qetësinë shpirtërore, mrekullia që pret çdo besimtar

    March 22, 2026

    Amerikanët dhe grekët, investim 1 mld € për minierat e Bilishtit. A ishte kjo arsyeja e vizitës së ambasadores amerikane te Rama?

    March 19, 2026
    TE FUNDIT

    Aksidente dhe veprime penale në Pogradec

    March 22, 2026

    Projekti 1 miliard Euro në Bilisht, a fshihet Mirsad Uruçi pas “investitorëve amerikanë”

    March 22, 2026

    Reportazh-Teqeja e Melçanit/ Vendi ku gjen qetësinë shpirtërore, mrekullia që pret çdo besimtar

    March 22, 2026

    Amerikanët dhe grekët, investim 1 mld € për minierat e Bilishtit. A ishte kjo arsyeja e vizitës së ambasadores amerikane te Rama?

    March 19, 2026
    EKSKLUZIVE

    “Bëja edhe punën e mekanikut”/ Punonjësja humb gishtat në fabrikën e letrës “Elisabet” në Korçë

    “O kryeministër, si prish lagjen time” – I riu nga Korça i nxjerr inatin bashkisë së Korçës

    Arkivi i pahapur i Guri Kotit, një pasuri e humbur e Korçës

    Advertisement
    eSIM SIGNAL
    Bufi Urte
    Facebook Instagram
    • Vendi
    • Rajoni
    • Evropa
    • Bota
    • Kulture
    • Jetese
    • Sport
    © 2026 Bufi Urte. Designed by Patron Marketing.

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.