Mesfushori ganez Baba Hamadu Musa, duket se ka zgjidhur problemet burokratike me dokumentacionin dhe është bashkuar me bardhekuqtë e Ernest Gjokës, në seancën stërvitore të ditës së sotme.
Prania e tij i jep korçarëve një alternativë më shumë në repartin e mesfushës si dhe atë ofensiv. 23-vjeçari numëron 16 ndeshje me fanellën e Skënderbeut ku ka arritur të shënojë 2 gola si dhe ka regjistruar 1 asist.




