Pas ngjarjeve të fundit që kanë tronditur sistemin e drejtësisë, kryetari i Dhomës së Avokatisë së Juglindjes, Nevzat Tarelli, ka ngritur alarmin për mungesën e mbrojtjes së gjyqtarëve, prokurorëve dhe avokatëve.
Sipas Tarellit, i gjithë sistemi i drejtësisë jo vetëm është i pambrojtur, por edhe i shënjestruar nga të gjitha anët, duke humbur statusin dhe respektin që kishte dikur.
Ai e ka vlerësuar si të domosdoshme rritjen e masave të sigurisë në gjykata, por shtoi se kjo nuk mjafton nëse mungon mbrojtja jashtë mureve të tyre.
Ngjarja e rëndë e vrasjes së gjyqtarit Kalaja ka tronditur gjithë sistemin e drejtësisë, duke krijuar pasiguri te punonjësit e tij aq sa do ta kene te veshtire te punojne te qete. Ndaj dhe per kete duhet mekanizma mbrojtes per te gjithe sistemin e drejtesise.
Edhe ne gjykaten e Korçes ka pasur presione e shantashe ndaj paleve ne procese gjyqesore.




