Close Menu
Bufi UrteBufi Urte
    What's Hot

    Kufoma e dekompozuar në Kolonjë, trupi dërgohet për ekspertizë në morgun e Tiranës! Asnjë i afërm i interesuar për viktimën

    July 7, 2025

    E rëndë në Kolonjë! Gjendet trupi i dekompozuar i një personi, dyshohet se…

    July 7, 2025

    Gjoka: Boshti i Skënderbeut ai i sezonit të kaluar, presim afrime

    July 7, 2025
    Facebook X (Twitter) Instagram
    • Na kontaktoni
    • Punesim
    • Marketing
    Facebook Instagram
    Bufi UrteBufi Urte
    • Home
    • Vendi
    • Rajoni
    • Evropa
    • Bota
    • Kulture
    • Jetese
    • Sport
    Bufi UrteBufi Urte
    Home » Shoqëria “sugar daddy”
    Vendi

    Shoqëria “sugar daddy”

    May 26, 2025
    Facebook WhatsApp Copy Link
    Share
    Facebook WhatsApp Copy Link

     

    Këtë term e kisha dëgjuar, e dija çfarë ishte por deri dje e mendoja se ishte larg Shqipërisë. Sot mendoj të kundërtën.
    Piva kafen e mëngjesit në fshat, shkova në kishë në Libonik. Pas kishe, takoj në Korçë një shoqe që kisha nja 4-5 vite pa e parë. Ulemi për një kafe të shpejtë.

    Ballkan Desina

    Ty ka ecur puna mirë, nga të gjithë ne, ke ecur goxha. Bravo – po më thoshte

    Që mos fokusohej biseda tek unë, e pyes se çfarë punë po bënte.

    -Unë punë? Hiç mo. Asgjë

    Si moj asgjë. Ti me Q8 jashtë, gjithë këto rroba të bukura.

    -Kam zënë një plakush mo. Sugar daddy.

    Si me si?

    -Po pra, siç e dëgjove. Sugar daddy. E takoj njëherë në muaj ose dy herë. Ai më bleu makinën, më mori dhe një apartament në Durrës. Normal më jep e lek.

    Nuk po bën shaka?

    -Jo pra. Pse të bëj shaka?

    Po nuk e ke problem këtë stil jetese?

    -Ore problem duhet ta kesh ti qe ngrihesh që në 7 dhe je 24 orë në punë, jo unë. Unë jam rehat.

    Po nuk ke turp kur e thua? Dmth nuk te bezdis fakti që mund të të gjykojnë të tjerët?

    -Po kështu mo është bërë gjysma e Tiranës. Unë kam e 3-4 shoqe të tjera që nuk punojnë, kemi nga një bizesmen për kokë, bëjmë pushime bashkë, dalim.

    Kaq e lehtë është?

    -Mjafton mos e bezdisësh me telefonata, mos bësh foto me të, të përgjigjesh në çdo sekondë kur të telefonon dhe je OK.

    Vazhdoi biseda, ngrihem paguaj kafet dhe kthehem ta takoj

    -Po çne ti me rrogë bre që paguan kafet? Ti je hallexhi, i paguante shoqja jote – ma thotë me ironi “të butë”

    Po bëja një analizë të shkurtër në mendje ndërkohë që po kthehesha në shtëpi.
    Këtu në Shqipëri gjithë shoqëria është sugar daddy! – kështu të paktën gjykoj unë.
    Këtu media promovon Megi Pojanin që aftësia kryesore (jo e vetmja) e saj është trupi bombastik dhe pikërisht Megi paguhet më tepër se një receptioniste, ekonomiste, drejtoreshë, gazetare në terren, infermiere, mjeke.
    Këtu Cllevio, Kozak, tik toksat paguhen më tepër se profesionet. Këtë promovon media shqiptare. Këtë promovojmë në rrjetet sociale. Një i ri influencohet nga këta. Patjetër.

    Kur ne nuk bëjmë hero infermierin, doktorin, politikanin e ndershëm, gazetarin e pashitur – por “sugar daddy – it”, kështu po bëhemi, SHOQËRIA SUGAR DADDY

    (biseda është postuar me leje)

    Helzag Instagram
    eSIM SIGNAL
    Shoqëria Sugar daddy
    Share. Facebook WhatsApp Copy Link

    Related Posts

    Kufoma e dekompozuar në Kolonjë, trupi dërgohet për ekspertizë në morgun e Tiranës! Asnjë i afërm i interesuar për viktimën

    July 7, 2025

    E rëndë në Kolonjë! Gjendet trupi i dekompozuar i një personi, dyshohet se…

    July 7, 2025

    Korçë, “hiking” në modë! Ecjet malore dhe turizmi i aventurës gjithnjë e më të preferuara nga banorët dhe vizitorët

    July 7, 2025

    Igli Hasani nga Korça; “Marrëdhënie e shkëlqyer me shtetin grek”

    July 7, 2025
    TE FUNDIT

    Kufoma e dekompozuar në Kolonjë, trupi dërgohet për ekspertizë në morgun e Tiranës! Asnjë i afërm i interesuar për viktimën

    July 7, 2025

    E rëndë në Kolonjë! Gjendet trupi i dekompozuar i një personi, dyshohet se…

    July 7, 2025

    Gjoka: Boshti i Skënderbeut ai i sezonit të kaluar, presim afrime

    July 7, 2025

    Korçë, “hiking” në modë! Ecjet malore dhe turizmi i aventurës gjithnjë e më të preferuara nga banorët dhe vizitorët

    July 7, 2025
    EKSKLUZIVE

    Votat e kandidatëve/Bledi Çomo kryeson listën

    Pustec, fillon numërimi – Partia Socialiste në avantazh të ndjeshëm

    Emri / Arrestohet 28 vjeçari në Devoll, i kapen doza droge

    Advertisement
    eSIM SIGNAL
    Bufi Urte
    Facebook Instagram
    • Vendi
    • Rajoni
    • Evropa
    • Bota
    • Kulture
    • Jetese
    • Sport
    © 2025 Bufi Urte. Designed by Patron Marketing.

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.