Close Menu
Bufi UrteBufi Urte
    What's Hot

    Pogradec/ Kujtimi, beteja me kancerin dhe shpresa për të jetuar

    February 4, 2026

    Servisi, kontrolli dhe ‘kafeja’ që nuk ngop

    February 4, 2026

    Prokuroria Korçë dërgon në gjyq tre persona për fajde dhe pastrim parash

    February 4, 2026
    Facebook X (Twitter) Instagram
    • Na kontaktoni
    • Punesim
    • Marketing
    Facebook Instagram
    Bufi UrteBufi Urte
    • Home
    • Vendi
    • Rajoni
    • Evropa
    • Bota
    • Kulture
    • Jetese
    • Sport
    Bufi UrteBufi Urte
    Home » “Shkrijnë” Fieri dhe Korça, Durrësi me zor mbahet: Popullsia e Shqipërisë tkurret nga muaji në muaj
    Vendi

    “Shkrijnë” Fieri dhe Korça, Durrësi me zor mbahet: Popullsia e Shqipërisë tkurret nga muaji në muaj

    August 13, 2025
    Facebook WhatsApp Copy Link
    Share
    Facebook WhatsApp Copy Link

    Popullsia e Shqipërisë vijon tkurrjen, edhe pse tremujori i dytë i vitit 2025 shënoi një shtesë natyrore pozitive prej vetëm 48 lindjesh më shumë se vdekjet.

    Sipas të dhënave të INSTAT, gjatë kësaj periudhe u regjistruan 4.982 lindje, 7,4% më pak se një vit më parë, dhe 4.934 vdekje, me një ulje prej 3,7% krahasuar me tremujorin e dytë 2024.

    Tona

    Vetëm katër qarqe të vendit patën shtesë natyrore pozitive, ndërsa tetë të tjera shënuan më shumë vdekje se lindje.

    Tirana kryeson me bilancin më të lartë, 691 lindje më shumë se vdekjet, ndërsa në fund të listës është Korça, me 226 vdekje më shumë se lindje.

    Korça dhe Fieri në rënie të fortë, Durrësi në kufi
    Korça shënoi rënien më të madhe të lindjeve në vend, me 26% më pak se një vit më parë.

    Edhe Fieri vazhdon tkurrjen, duke regjistruar vetëm 393 lindje në tre muaj. Ndërkohë, Durrësi, një nga qarqet më të mëdha të vendit, ka rënë në vetëm 528 lindje dhe e ka shtesën natyrore pranë zeros.

    Kukësi, i vetmi me rritje
    Në të gjithë vendin, vetëm Kukësi regjistroi rritje të lindjeve, me 6,5% më shumë se një vit më parë. Megjithatë, ky qark mbetet ndër më të vegjlit në popullsi, me vetëm 163 lindje gjatë tremujorit.

    Lindjet dhe vdekjet sipas qarqeve
    Tirana është qarku me më shumë lindje (1.982) dhe njëkohësisht me më shumë vdekje (1.291). Në krahun tjetër, Gjirokastra ka numrin më të ulët të lindjeve, vetëm 74, dhe shënon edhe rënien më të madhe të vdekjeve, me -19,1% krahasuar me vitin e kaluar.

    Tendenca e përgjithshme konfirmon se, pavarësisht një bilanci paksa pozitiv në rang kombëtar këtë tremujor, Shqipëria po përballet me një tkurrje të vazhdueshme të popullsisë, ku disa qarqe si Korça dhe Fieri po zbrazën me ritme të shpejta.

    Kazerma e Cerenit
    Ballkan Desina
    Zeqillari
    eSIM SIGNAL
    Durres Fier Korca
    Share. Facebook WhatsApp Copy Link
    ECO

    Related Posts

    Pogradec/ Kujtimi, beteja me kancerin dhe shpresa për të jetuar

    February 4, 2026

    Servisi, kontrolli dhe ‘kafeja’ që nuk ngop

    February 4, 2026

    Prokuroria Korçë dërgon në gjyq tre persona për fajde dhe pastrim parash

    February 4, 2026

    Pogradec | Banorët e Gurrasit protestë para bashkisë: Tokat tona janë dhënë me qira pa të drejtë

    February 4, 2026
    TE FUNDIT

    Pogradec/ Kujtimi, beteja me kancerin dhe shpresa për të jetuar

    February 4, 2026

    Servisi, kontrolli dhe ‘kafeja’ që nuk ngop

    February 4, 2026

    Prokuroria Korçë dërgon në gjyq tre persona për fajde dhe pastrim parash

    February 4, 2026

    Pogradec | Banorët e Gurrasit protestë para bashkisë: Tokat tona janë dhënë me qira pa të drejtë

    February 4, 2026
    EKSKLUZIVE

    Qarku Korçë | Procedime penale për një sërë veprash penale

    Prokuroria e Korçës “rikthen” sherrin e adoleshenteve në “Find Four”

    Analiza/ Ben Blushi: Na duhet një brez i çmendur, si ai i viteve ’90, që na fut në Europë

    Advertisement
    eSIM SIGNAL
    Bufi Urte
    Facebook Instagram
    • Vendi
    • Rajoni
    • Evropa
    • Bota
    • Kulture
    • Jetese
    • Sport
    © 2026 Bufi Urte. Designed by Patron Marketing.

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.