Close Menu
Bufi UrteBufi Urte
    What's Hot

    Profesor Dr. Perikli Qirjazi shpallet “Qytetar Nderi” i Kolonjës

    March 28, 2026

    Makinat bëhen “copë”, aksident në Korçë, tre të plagosur

    March 28, 2026

    Korçë – Arrestime, procedime penale dhe konflikt me të plagosur

    March 28, 2026
    Facebook X (Twitter) Instagram
    • Na kontaktoni
    • Punesim
    • Marketing
    Facebook Instagram
    Bufi UrteBufi Urte
    • Home
    • Vendi
    • Rajoni
    • Evropa
    • Bota
    • Kulture
    • Jetese
    • Sport
    Bufi UrteBufi Urte
    Home » Segregimi në shkollën “Naim Frashëri” në Korçë, institucionet: Jemi drejt heqjes së statusit
    Vendi

    Segregimi në shkollën “Naim Frashëri” në Korçë, institucionet: Jemi drejt heqjes së statusit

    February 9, 2026
    Facebook WhatsApp Copy Link
    Screenshot
    Share
    Facebook WhatsApp Copy Link

    Një vendim i Gjykatës së Strasburgut disa vite më parë dënoi shtetin shqiptar lidhur me segregimin në shkollën “Naim Frashëri” në Korçë, ku institucionet zyrtare u gjetën fajtore për racizëm dhe ndarjen e fëmijëve romë dhe egjiptianë nga pjesa tjetër e nxënësve.

    Ky vendim ngriti alarmin në institucionet arsimore në Shqipëri, duke nxitur krijimin e strukturave dhe masave konkrete, në përputhje me rekomandimet e Strasburgut, për të përmirësuar mësimdhënien dhe për të nxjerrë shkollën nga statusi i segregimit.

    Your browser does not support the video tag.

    Zëvendësministrja e Arsimit, Orjona Osmani, theksoi se aktualisht shkolla nuk mund të konsiderohet më e segreguar në kuptimin klasik, pasi janë marrë masa për parandalimin e këtij fenomeni.

    “Nuk është një shkollë e segreguar mirëfilli, sepse janë marrë të gjitha masat për të pasur politikat e duhura kundër segregimit. Janë hapur regjistrimet sipas dëshirës së prindërve, tekstet janë falas, nxënësit përfitojnë ndihmë ekonomike dhe do të ketë ristrukturim të shkollës ‘Naim Frashëri’.”

    Në të njëjtën linjë u shpreh edhe kryesuesja e delegacionit të Këshillit të Europës në Shqipëri, Guila Re, e cila vlerësoi hapat pozitivë të ndërmarrë, por theksoi se procesi mbetet ende në progres.

    “Është një punë në progres. Janë krijuar mundësi nga institucionet, por ka ende gjëra për t’u bërë. Qëllimi ynë është heqja e statusit të segregimit në këtë shkollë. Vëmendja ndaj fëmijëve është e madhe dhe, bazuar në sugjerimet e Strasburgut, po shkojmë drejt zgjidhjes.”

    Sipas specialistëve, problematika nuk lidhet vetëm me institucionet, por edhe me mendësinë e prindërve, të cilët shpesh kufizojnë vetë fëmijët e tyre.

    “Segregimi në shkollën ‘Naim Frashëri’ është një fenomen i njohur. Janë bërë përpjekje serioze dhe, në dijeninë time, kjo shkollë nuk hyn më në këtë klasifikim. Ka angazhim nga mësuesit dhe prindërit, por problemi kryesor mbetet mendësia. Politikat vijnë nga lart, por duhet të përqafohen nga komuniteti.”

    Ndërkohë, përfaqësuesja e shkollës, Çiljeta Simaku, theksoi rëndësinë e përfshirjes së të gjithë aktorëve në aktivitete gjithëpërfshirëse.

    Çiljeta Simaku:

    “Deri më tani kemi arritur që prindërit, mësuesit dhe nxënësit të bëhen pjesë e aktiviteteve të përbashkëta, duke treguar gjithëpërfshirje dhe ulje të diskriminimit.”

    Megjithatë, pavarësisht hapave institucionalë dhe angazhimit të strukturave arsimore, çrrënjosja e segregimit mbetet një sfidë e hapur. Ekspertët theksojnë se ndryshimi i vërtetë kërkon jo vetëm politika dhe investime, por edhe një transformim të thellë të mendësisë shoqërore, në mënyrë që çdo fëmijë të ketë të njëjtat mundësi arsimimi, pa dallim origjine apo përkatësie.

    Tona
    Selita
    Zeqillari
    Your browser does not support the video tag.
    Share. Facebook WhatsApp Copy Link
    ECO

    Related Posts

    Profesor Dr. Perikli Qirjazi shpallet “Qytetar Nderi” i Kolonjës

    March 28, 2026

    Makinat bëhen “copë”, aksident në Korçë, tre të plagosur

    March 28, 2026

    Korçë – Arrestime, procedime penale dhe konflikt me të plagosur

    March 28, 2026

    Arrestime dhe procedime në Korçë e Pogradec, denoncohet edhe një vjedhje në banesë

    March 27, 2026
    TE FUNDIT

    Profesor Dr. Perikli Qirjazi shpallet “Qytetar Nderi” i Kolonjës

    March 28, 2026

    Makinat bëhen “copë”, aksident në Korçë, tre të plagosur

    March 28, 2026

    Korçë – Arrestime, procedime penale dhe konflikt me të plagosur

    March 28, 2026

    Sfida mes Elbasanit dhe Skenderbeut mbyllet me dy gola, pretendentet shenojnë në pjesën e parë

    March 28, 2026
    EKSKLUZIVE

    Kush e qëndisi flamurin e pavarësisë?

    Shkel urdhrin e mbrojtjes dhe përfundon në pranga, arrestohen dy vëllezër në Orman

    Vepror Hasani; Si shpëtoi Selim Mborja ekzekutimit nga Nevzat Haznedari i njësiti gueril të Korçës, familjen e të cilit e kishte mbajtur me bukë

    Advertisement
    eSIM SIGNAL
    Bufi Urte
    Facebook Instagram
    • Vendi
    • Rajoni
    • Evropa
    • Bota
    • Kulture
    • Jetese
    • Sport
    © 2026 Bufi Urte. Designed by Patron Marketing.

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.