Close Menu
Bufi UrteBufi Urte
    What's Hot

    Profesor Dr. Perikli Qirjazi shpallet “Qytetar Nderi” i Kolonjës

    March 28, 2026

    Makinat bëhen “copë”, aksident në Korçë, tre të plagosur

    March 28, 2026

    Korçë – Arrestime, procedime penale dhe konflikt me të plagosur

    March 28, 2026
    Facebook X (Twitter) Instagram
    • Na kontaktoni
    • Punesim
    • Marketing
    Facebook Instagram
    Bufi UrteBufi Urte
    • Home
    • Vendi
    • Rajoni
    • Evropa
    • Bota
    • Kulture
    • Jetese
    • Sport
    Bufi UrteBufi Urte
    Home » Romina Kuko në ditën ndërkombëtare të fotografisë; “Kristanthi Venetiku, fotografja e parë korçare”
    Vendi

    Romina Kuko në ditën ndërkombëtare të fotografisë; “Kristanthi Venetiku, fotografja e parë korçare”

    August 19, 2025Updated:August 19, 2025
    Facebook WhatsApp Copy Link
    Share
    Facebook WhatsApp Copy Link

    🌍📷 Në Ditën Ndërkombëtare të Fotografisë, dua të bëj një tribut për një emër që nuk duhet harruar: Krisanthi Venetiku. Fotografja e parē grua korçare, e rritur në një familje patriote, që mbajti mbi supe pasionin dhe peshën e artit fisnik. Në vend të shpërblehej për kontributin e saj, Krisanthi u përball me vuajtjet e diktaturës dhe humbi jetën në burg vetëm pse guxoi të ishte grua e lirë dhe artiste në kohë të errëta. Kujtimi i saj është një kujtesë e fortë se arti dhe drita nuk mund të shuhen kurrë nga dhuna.

    Korça ka qenë dhe mbetet shtëpia e poetëve të dritës. Qyteti ku objektivi nuk ishte thjesht një vegël, por një penë që shkruante kujtesën kolektive. Prej Foto Sotirit, që ngriti standardet e para të fotografisë shqiptare, te Dhimiter Mborja që dokumentoi historinë botërore, te Kristo Shuli, Miti Kecka e Niko Burda që ruajtën me celuloid portretet dhe përditshmërinë korçare, e deri te Thimi Raci, i cili solli në imazh shpirtin e Dardhës. Kujtojmë edhe Petro Dhimitrin ose Petro Fotografin, një nga pionierët e mëdhenj të fotografisë shqiptare, si dhe Niko Tonën, që i dha Pogradecit kartolinat apo kozmopolitin Gjon Mili që shkëlqeu në skenën botërore.

    Your browser does not support the video tag.

    Tradita ende vazhdon. Në kohët moderne, artin e dritës e kanë vijuar emra si Roland Tasho, i njohur për gjuhën e tij vizuale dhe përjetësimin e ditëve të vështira të viteve ’90 , Ardian Fezollari me syrin magjik mbi pejzazhet, Eliano Kalemi me penelatat e tij të dritës apo foto Xhimi që kanë ruajtur frymën dokumentare të qytetit dhe festave të tij.

    Korça përjetësohet nëpërmjet këtyre poetëve të dritës por kujtimi i atyre që e sollën artin e fotografisë në Korçë duhet lartësuar me një muze të fotografisë korçare, ashtu siç Niko Kotherja ka lartësuar kujtimin e tyre me Encikolopedinë e fotografëve korçarë 🌟

    Tona
    Selita
    Zeqillari
    Your browser does not support the video tag.
    Share. Facebook WhatsApp Copy Link
    ECO

    Related Posts

    Profesor Dr. Perikli Qirjazi shpallet “Qytetar Nderi” i Kolonjës

    March 28, 2026

    Makinat bëhen “copë”, aksident në Korçë, tre të plagosur

    March 28, 2026

    Korçë – Arrestime, procedime penale dhe konflikt me të plagosur

    March 28, 2026

    Arrestime dhe procedime në Korçë e Pogradec, denoncohet edhe një vjedhje në banesë

    March 27, 2026
    TE FUNDIT

    Profesor Dr. Perikli Qirjazi shpallet “Qytetar Nderi” i Kolonjës

    March 28, 2026

    Makinat bëhen “copë”, aksident në Korçë, tre të plagosur

    March 28, 2026

    Korçë – Arrestime, procedime penale dhe konflikt me të plagosur

    March 28, 2026

    Sfida mes Elbasanit dhe Skenderbeut mbyllet me dy gola, pretendentet shenojnë në pjesën e parë

    March 28, 2026
    EKSKLUZIVE

    Historia e ish-kampionit: Në ’82-in u arratisa nga liqeni i Ohrit me not, por u ktheva në Pogradec

    Çahet traseja e rrugës Qukës Qafë Plloçë në lotin e dytë.

    Tragjike në familjen shqiptare në Kanada/ Tentoi të shpëtonte të birin nga mbytja, por s’dinte not, humbin jetën nëna dhe djali 3 vjeç

    Advertisement
    eSIM SIGNAL
    Bufi Urte
    Facebook Instagram
    • Vendi
    • Rajoni
    • Evropa
    • Bota
    • Kulture
    • Jetese
    • Sport
    © 2026 Bufi Urte. Designed by Patron Marketing.

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.