Close Menu
Bufi UrteBufi Urte
    What's Hot

    Profesor Dr. Perikli Qirjazi shpallet “Qytetar Nderi” i Kolonjës

    March 28, 2026

    Makinat bëhen “copë”, aksident në Korçë, tre të plagosur

    March 28, 2026

    Korçë – Arrestime, procedime penale dhe konflikt me të plagosur

    March 28, 2026
    Facebook X (Twitter) Instagram
    • Na kontaktoni
    • Punesim
    • Marketing
    Facebook Instagram
    Bufi UrteBufi Urte
    • Home
    • Vendi
    • Rajoni
    • Evropa
    • Bota
    • Kulture
    • Jetese
    • Sport
    Bufi UrteBufi Urte
    Home » Rikthehet “Mokra n’Fest” Festa që ngjall traditën dhe shpirtin e mokrar
    Vendi

    Rikthehet “Mokra n’Fest” Festa që ngjall traditën dhe shpirtin e mokrar

    August 1, 2025
    Facebook WhatsApp Copy Link
    Share
    Facebook WhatsApp Copy Link

     

    Your browser does not support the video tag.


    Mokra, Pogradec | 16 Gusht 2025

    Mokra po bëhet gati të presë edicionin e gjashtë të festivalit “Mokra n’Fest”, një festë që prej vitesh mbledh bashkë mokrarët nga e gjithë Shqipëria dhe më gjerë, duke kthyer këtë zonë të bukur malore në një qendër të traditës, kulturës dhe mikpritjes.

    Festa më e madhe mokrare do të mbahet më 16 gusht, nga ora 14:00 deri në mbrëmje vonë, Ura Monument Kulture në Golik do të gjallërohet me muzikë live, aktivitete kulturore, gatime tradicionale dhe një atmosferë festive që nuk mund të përshkruhet, por vetëm të përjetohet.

    Në skenën kryesore do të performojnë:
    Mariola & Jurgen Kaçani
    Vëllezërit Lushka
    Avbi Lushka dhe Luli Qose
    Vëllezërit Kapa
    Ansambli “Mokra”
    si dhe këngëtarë të tjerë lokalë, që do të sjellin muzikën dhe shpirtin e kësaj treve të lashtë ilire.

    Vizitorët do të kenë mundësinë të shijojnë gatimet karakteristike të zonës, përgatitur nga duart e nënave mokrare.
    Lakror në saç, kulaç tradicional, mish në hell, të gjitha me shije shtëpie dhe shumë dashuri.

    Aktivitetet që pritet të mbahen do të jenë të shumta:
    Kanoe në lumin Shkumbin
    Kamping në natyrë
    Koloni piktorësh
    Argëtim për fëmijë dhe të rinj

    Ky festival folklorik është më shumë se një festë, është një kthim në rrënjë, një kujtesë e vlerave dhe identitetit tonë kulturor, dhe një ftesë për të jetuar nga afër shpirtin mokrar.

    Mokra n’Fest, aty ku zemra rreh më fort!
    Eja më 16 gusht dhe bëhu pjesë e një përvoje të paharrueshme!

    Tona
    Selita
    Zeqillari
    Your browser does not support the video tag.
    festë moker Mokra N’fest
    Share. Facebook WhatsApp Copy Link
    ECO

    Related Posts

    Profesor Dr. Perikli Qirjazi shpallet “Qytetar Nderi” i Kolonjës

    March 28, 2026

    Makinat bëhen “copë”, aksident në Korçë, tre të plagosur

    March 28, 2026

    Korçë – Arrestime, procedime penale dhe konflikt me të plagosur

    March 28, 2026

    Arrestime dhe procedime në Korçë e Pogradec, denoncohet edhe një vjedhje në banesë

    March 27, 2026
    TE FUNDIT

    Profesor Dr. Perikli Qirjazi shpallet “Qytetar Nderi” i Kolonjës

    March 28, 2026

    Makinat bëhen “copë”, aksident në Korçë, tre të plagosur

    March 28, 2026

    Korçë – Arrestime, procedime penale dhe konflikt me të plagosur

    March 28, 2026

    Sfida mes Elbasanit dhe Skenderbeut mbyllet me dy gola, pretendentet shenojnë në pjesën e parë

    March 28, 2026
    EKSKLUZIVE

    Mirëmbahet nga “ALKO IMPEX CONSTRUCTION”/ Rrëshqitja e tokës çan asfaltin në Gjinar, rruga drejt fshatit turistik në rrezik, banorët kërkojnë ndërhyrje

    Qukës–Qafë Plloçë hapet plotësisht për qarkullimin e mjeteve

    “Nuk punonte, pinte vetëm raki”/ 49-vjeçari u gjet i varur në kangjellat e murit rrethues, flasin banorët e zonës: U kthye në fshat pas divorcit!

    Advertisement
    eSIM SIGNAL
    Bufi Urte
    Facebook Instagram
    • Vendi
    • Rajoni
    • Evropa
    • Bota
    • Kulture
    • Jetese
    • Sport
    © 2026 Bufi Urte. Designed by Patron Marketing.

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.