Sipas asaj që raportohet nga burime brenda bashkisë Kolonjë klubi është blerë nga biznesmeni italian Gerardo Masucci
Ky i fundit ka arritur marrëveshje me Bashkinë e Ersekës dhe Federatën Shqiptare të Futbollit për blerjen e klubit kundrejt shumës prej 100 milionë lekësh.
Stadiumi do të mbetet në pronësi të Bashkisë së Ersekës, ndërsa pritet që Këshilli Bashkiak ta miratojë marrëveshjen ditën e nesërme.
Presidenti i FSHF-së, Armand Duka, ka pasur rol aktiv në arritjen e këtij akordi, së bashku me kryebashkiakun Erion Isai.
Gramozi ka qenë një ndër klubet historike të futbollit shqiptar, i njohur për ndeshjen miqësore me Real Madridin në “Qemal Stafa”.
Skuadra ka luajtur për herë të fundit në Kategorinë e Parë në vitin 2012, ndërsa tani pritet të rikthehet me drejtim të ri dhe mbështetje të gjerë institucionale.




