Close Menu
Bufi UrteBufi Urte
    What's Hot

    Aksidente dhe veprime penale në Pogradec

    March 22, 2026

    Projekti 1 miliard Euro në Bilisht, a fshihet Mirsad Uruçi pas “investitorëve amerikanë”

    March 22, 2026

    Reportazh-Teqeja e Melçanit/ Vendi ku gjen qetësinë shpirtërore, mrekullia që pret çdo besimtar

    March 22, 2026
    Facebook X (Twitter) Instagram
    • Na kontaktoni
    • Punesim
    • Marketing
    Facebook Instagram
    Bufi UrteBufi Urte
    • Home
    • Vendi
    • Rajoni
    • Evropa
    • Bota
    • Kulture
    • Jetese
    • Sport
    Bufi UrteBufi Urte
    Home » Reportazh-Teqeja e Melçanit/ Vendi ku gjen qetësinë shpirtërore, mrekullia që pret çdo besimtar
    Vendi

    Reportazh-Teqeja e Melçanit/ Vendi ku gjen qetësinë shpirtërore, mrekullia që pret çdo besimtar

    March 22, 2026
    Facebook WhatsApp Copy Link
    Screenshot
    Share
    Facebook WhatsApp Copy Link

    Teqeja e Melçanit është një nga vendet e shenjta që mund të quhet me plot gojën një mrekulli!

    Vendi i shenjtë daton që prej vitit 1640, e ndërtuar në 22 Qershor, teqeja bektashiane e Baba Avdulla Melçanit, që bën bashkë të gjithë besimtarët bektashinj dhe jo vetëm.

    Your browser does not support the video tag.

    Feja Bektashiane është një fe tolerante, që pranon besimet e tjera dhe ka të veçantat e saj.

    Bektashinjtë kanë të njëjtat rregulla si të gjithë myslimanët. Ata kanë disa rregulla të veçanta sepse kanë faljen të cilën e kryejnë në një dhomë të posaçme dhe jo si në kultet e tjera. Pjesa e bektazhizmit është rrugë mistike!

    Teqeja e Melçanit ka një sipërfaqe prej gati 3 mijë metra katrore, e ndarë në disa ndërtesa, ku secila ka veçorinë e saj. Sapo futemi në hyrje të teqesë, shohim një panoramë fantastike të ndërtesës gjigande me gur dhe me qemer.Projekti i saj është bërë nga vetë Baba Sadik Ibro, i cili është drejtuesi i parë i teqesë, dhe me shumë angazhim dhe vullnet ka arritur të ngrejë një objekt kulti madhështor për fenë bektashiane.

    Pjesa më e madhe e ndërtimit është bërë me mjeshtra të gurit, por në 4 vite punime, kanë marrë pjesë punëtorë, besimtarë, vullnetarë të cilët kanë kontribuar në përfundimin e këtij projekti.

    Oborri i teqesë të jep një qetësi shpirtërore sapo futesh në të, i gjithi i përbërë nga një shumëllojshmëri lulesh si trëndafilat, meneksheja, e shumë të tjera, çka i japin ngjyra dhe një peisazh magjepsës. Ajo që e bën akoma më të veçantë kopshtin, është shkrimi në gjuhën arabe ku përmendet Allah Muhamed Ali.

    Teqeja është e përbërë nga holli, i cili shërben për festat e Sulltan Novruzit, Ashuresë, dhe Kurban Bajramit,etj,  bashkangjitur tij është Mejdani, i cili është vendi i shenjtë i lutjes dhe faljes së besimtarëve bektashinj.

    Salla tjetër është ajo e Kafe-Oxhakut të teqesë, aty ku Babai ose Dervishi pret njerëz besimtarë të teqesë, dhe gjatë konsumimit të kafes dhe pas qerasjes së besimtarëve, diskutohen probleme të ndryshme që mund të kenë besimtarët dhe qytetarët e tjerë.

    Pjesë tjetër e teqesë është Holli i Pritjes së Besimtarëve, ku Babai ose Dervishi takohet me ta dhe për problemet dhe nevojat që kanë njerëzit, mund t’ua zgjidhe Babai. Ndër të tjera, në teqe është edhe dhoma e pritjes, ku priten mysafirë, pushtetarë, parlamentarë, këshilltarë, pra funksionarë të ndryshëm të shtetit, të cilët takohen për bisedë vetëm për vetëm me Babain ose Dervishin.

    Teqeja e Melçanit tashmë me një pamje bashkëkohore, mbart vlera të mëdha fetare, kulturore dhe artistike, ku veç ndertesës moderne, në të gjenden edhe objekte të kultit që datojnë që prej vitit 1400 e në vazhdim.

    Njëra prej objekteve është teqja e Baba Abdulla Melçanit, e themeluar prej tij, dhe është objekti më i vjetër në gjithë ndërtesën.

    Një tjetër ndërtesë e vjetër është teqja e Dedelerëve, Hysen Ali Dedei dhe Sali Xhemali Dedei, të cilët kanë dhënë kontribut të veçantë në afrimin e njerëzve drejt fesë së bektashizmit.

    “Dhoma e Kolonjarëve” është një tjetër objekt i ndërtuar nga besimtarët kolonjarë, të cilët e kanë ndërtuar me kontributin e tyre personal, për ta përdorur për besimtarët dhe qytetarët e Kolonjës.

    Një tjetër dhomë i është kushtuar Ashuresë, ku përgjatë ceremonisë vjetore të saj, përgatitet ëmbëlsira tradicionale, e cila simbolizon Dëshmorët e Fushës së Qerbelasë, dëshmorë të rënë të cilët kanë qenë 72 burra dhe 14 foshnja nga familja e profetit Muhamed As

    Tona
    Selita
    Zeqillari
    Your browser does not support the video tag.
    Share. Facebook WhatsApp Copy Link
    ECO

    Related Posts

    Aksidente dhe veprime penale në Pogradec

    March 22, 2026

    Projekti 1 miliard Euro në Bilisht, a fshihet Mirsad Uruçi pas “investitorëve amerikanë”

    March 22, 2026

    Amerikanët dhe grekët, investim 1 mld € për minierat e Bilishtit. A ishte kjo arsyeja e vizitës së ambasadores amerikane te Rama?

    March 19, 2026

    Pas Fierit, Rejsi Farma paditet edhe në Korçë/ Fatura abuzive për spitalin e qytetit, edhe FSDKSH kallëzon kompaninë farmaceutike

    March 19, 2026
    TE FUNDIT

    Aksidente dhe veprime penale në Pogradec

    March 22, 2026

    Projekti 1 miliard Euro në Bilisht, a fshihet Mirsad Uruçi pas “investitorëve amerikanë”

    March 22, 2026

    Reportazh-Teqeja e Melçanit/ Vendi ku gjen qetësinë shpirtërore, mrekullia që pret çdo besimtar

    March 22, 2026

    Amerikanët dhe grekët, investim 1 mld € për minierat e Bilishtit. A ishte kjo arsyeja e vizitës së ambasadores amerikane te Rama?

    March 19, 2026
    EKSKLUZIVE

    E rëndë në Maliq/ Tentoi të hynte në një banesë, gjendet i varur në kangjellat e murit rrethues një person

    Ilir Vrenozi i kërkon Berishës të mendojë largimin; “Djali im kërkon të ikë jashtë për shkak të humbjes”

    E rëndë në Korçë – gjendet e pajetë 67 vjeçarja

    Advertisement
    eSIM SIGNAL
    Bufi Urte
    Facebook Instagram
    • Vendi
    • Rajoni
    • Evropa
    • Bota
    • Kulture
    • Jetese
    • Sport
    © 2026 Bufi Urte. Designed by Patron Marketing.

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.