Firma që ka ndërtuar lotin e tretë të rrugës Qukës-Qafë Plloçë ditën e sotme është duke punuar për largimin e shkëmbinjve që kanë rënë një ditë më parë në segmentin e kësaj rruge duke e bërë të pakalueshme për mjetet
Nga ana tjetër firma ka hapur një bypass per të krijuar mundësinë për qarkullimin e mjeteve në këtë aks nacional
Sipas inxhinierëve të kësaj firme ky segment rrugor nuk do të jetë i gatshëm për lëvizjen e mjeteve deri sa situata të kthehet në normalitet të plotë
Një ditë më parë në këtë segment sasia e shkëmbinjve që ka rënë në karaxhate ka qenë shumë e madhe e duhet thënë se është shkarja e tretë në këtë lot, madje në një nga segmentet njëra nga korsite vijon të jetë e bllokuar për shkak të shkëmbinjve të mëdhenj të pahequr në rrugë
Firma po punon për vendosjen e rrjetave në skarpatat me të rrezikshme të lotit të tretë të rrugës nacionale Qukës-Qafë Plloçë


