Close Menu
Bufi UrteBufi Urte
    What's Hot

    Wismari i dhuron Pogradecit një automjet të ri zjarrfikës

    July 14, 2026

    Amnistia penale/ Rreth 60 të burgosur në Drenovë pritet të fitojnë lirinë më 15 korrik

    July 14, 2026

    Ka kampe verore, dhe ka përvoja që fëmijët i mbajnë mend gjithë jetën. Klea Huta Summer Camp këtë verë synon të jetë e dyta.

    July 13, 2026
    Facebook X (Twitter) Instagram
    • Na kontaktoni
    • Punesim
    • Marketing
    Facebook Instagram
    Bufi UrteBufi Urte
    • Home
    • Vendi
    • Rajoni
    • Evropa
    • Bota
    • Kulture
    • Jetese
    • Sport
    Bufi UrteBufi Urte
    Home » QAZIM BUFI/MËSUESI QË PËRHAPI DRITË NË MOKËR
    Vendi

    QAZIM BUFI/MËSUESI QË PËRHAPI DRITË NË MOKËR

    November 29, 2025
    Facebook WhatsApp Copy Link
    Share
    Facebook WhatsApp Copy Link

     

    (In memoriam për ndarjen nga jeta të Mësuesit mokrar, Qazim Bufi)

    Your browser does not support the video tag.

    Mësonjësi i Mokrës, Qazim Bufi, dishepull i dijes dhe i arsimit, sot i është drejtuar qiellit të Amëshimit.
    Sa e vështirë është të shkruash për mësuesit… por të shkruash për Mësues Qazim Bufin, këtë “fillorojtës” të dijes në fshatrat e thellë të Mokrës, nuk është vetëm nder — është edhe përgjegjësi e rëndë. Sepse fjalët shpesh janë të pamjaftueshme për të lartësuar një figurë kaq të shenjtë, një njeri që mbolli dritë kudo ku gumëzhinin fëmijë të etur për të mësuar.

    Mokra kërkonte dije, dhe në vijë të parë të kësaj kërkese qëndroi gjithmonë ai: i palodhuri, i përkushtuari, i kudondodhuri, i rrepti dhe i drejtë si një idhull i arsimit — Qazim Bufi.

    Ishin vitet ’50, kur arsimi shqiptar po përjetonte një revolucion të vërtetë dhe lufta kundër analfabetizmit ishte në kulmin e saj. Në ato kohë të vështira, ndër të paktët mësues, ai që ndezi i pari pishtarin e dijes në Mokër ishte pikërisht ai — Mësuesi Qazim Bufi.

    Udhët e Mokrës dhe shkollat e saj mbajnë ende gjurmët e tij: një mësues i formuar, i qetë, i përkushtuar dhe i paarritshëm në misionin e mësimdhënies.

    Jo vetëm nxënësit e Kriçkovës, fshatit të tij, por edhe ata të Senishtit, Lakteshit, Velçanit, Slabinjës, Homçanit e Bishnicës, sot të moshuar, e kujtojnë me nderim dhe mirënjohje mësuesin kërkues, të papërtuar dhe të drejtë, që largohet sot si një meteor që la dritë pas vetes — ndër breza e breza mokrarësh, në trevën e tij të dashur që e deshi me gjithë shpirt.

    Lidhja e tij me vendlindjen nuk ishte e zakonshme. Edhe përtej jetës ai la amanet:
    “Varrin e dua në baltën time, në Kriçkovën time; ta kem përballë Pelionin e stërgjyshërve, aty të pushojë paqësisht mishi, gjaku dhe eshtrat e mia.”

    E thashë: të shkruash për një mësues është përgjegjësi e madhe. Për të shkruajtur për Qazim Bufin, duhen jo vetëm fjalë, por edhe ndjesi. Dhe po e bëj këtë me drithërima e lot, sepse ai ishte një prej shtyllave të arsimit mokrar — një mësues i rrallë, i lindur në Kriçkovë dhe i njohur në mbarë trevën.

    Djemëve, vajzave e nipërinjve të tij u shpreh ngushëllimet më të sinqerta.
    Po ashtu, të gjithë ish-nxënësve të tij u takon sot një përulje e përjetshme ndaj mësuesit që jeton në çdo shkronjë të tyre, në çdo fjalë që shkruajnë, në çdo ind të qenies së tyre.

    Pushofsh në dritën e Amëshimit, Mësues Qazim Bufi.

    Tona
    Selita
    Zeqillari
    Max
    Your browser does not support the video tag.
    Share. Facebook WhatsApp Copy Link
    ECO

    Related Posts

    Wismari i dhuron Pogradecit një automjet të ri zjarrfikës

    July 14, 2026

    Amnistia penale/ Rreth 60 të burgosur në Drenovë pritet të fitojnë lirinë më 15 korrik

    July 14, 2026

    Ka kampe verore, dhe ka përvoja që fëmijët i mbajnë mend gjithë jetën. Klea Huta Summer Camp këtë verë synon të jetë e dyta.

    July 13, 2026

    “Investitorët nuk kanë qenë në dijeni”/ The Daily Beast: Artur Shehu, dyshohet se ndërtoi perandorinë e pronave në Zvërnec me dokumente të falsifikuara

    July 13, 2026
    TE FUNDIT

    Wismari i dhuron Pogradecit një automjet të ri zjarrfikës

    July 14, 2026

    Amnistia penale/ Rreth 60 të burgosur në Drenovë pritet të fitojnë lirinë më 15 korrik

    July 14, 2026

    Ka kampe verore, dhe ka përvoja që fëmijët i mbajnë mend gjithë jetën. Klea Huta Summer Camp këtë verë synon të jetë e dyta.

    July 13, 2026

    “Investitorët nuk kanë qenë në dijeni”/ The Daily Beast: Artur Shehu, dyshohet se ndërtoi perandorinë e pronave në Zvërnec me dokumente të falsifikuara

    July 13, 2026
    EKSKLUZIVE

    I kërkuar në Belgjikë, kapet në Kapshticë 31-vjeçari shqiptari

    Korçë – Arrestime, procedime penale dhe një ngjarje tragjike në Devoll

    Për herë të parë një Papë amerikan! Robert Prevost, kreu i ri i Kishës Katolike

    Advertisement
    eSIM SIGNAL
    Bufi Urte
    Facebook Instagram
    • Vendi
    • Rajoni
    • Evropa
    • Bota
    • Kulture
    • Jetese
    • Sport
    © 2026 Bufi Urte. Designed by Patron Marketing.

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.