Close Menu
Bufi UrteBufi Urte
    What's Hot

    Arrestime për drejtim mjeti në gjendje të dehur dhe procedime penale në Korçë

    February 11, 2026

    “Absurdi i aktakuzës për katër përfaqësuesit e UÇK”

    February 11, 2026

    Prezantimi i gjetjeve të monitorimit për bashkinë Korçë

    February 11, 2026
    Facebook X (Twitter) Instagram
    • Na kontaktoni
    • Punesim
    • Marketing
    Facebook Instagram
    Bufi UrteBufi Urte
    • Home
    • Vendi
    • Rajoni
    • Evropa
    • Bota
    • Kulture
    • Jetese
    • Sport
    Bufi UrteBufi Urte
    Home » Puna ime e parë ne emigracion – nga Nevruz Nazarko
    Vendi

    Puna ime e parë ne emigracion – nga Nevruz Nazarko

    November 20, 2025
    Facebook WhatsApp Copy Link
    Share
    Facebook WhatsApp Copy Link

    Në një shkrim te mëparshem tregova vështiresite qe hasa kur u largova nga Shqiperia per ne Greqi, ate fillim viti 1991. Megjithese ato ishin aq paharrueshme dhe mbreselenese, kjo qe do tregoj me poshte me ka lene shije dhe mbresa qe do me ndjekin gjithe jeten.

    Pas asaj rruge te gjate e tejet te mundimshme prej 48 oresh, nje grek, i njohur me Tikun (shokun tim te femijerise me te cilin u arratisem) na strehoi perkohesisht, pa pagese, ne nje apartament te cilin ai e zoteronte ne qytezen Tsotil, nje qyteze malore afer Kozanit. Qyteza per ne ishte e mrekullueshme, e paster, me rruget e asfaltuara dhe makinat qe gelonin, e me kioskat (peripterot) qe ishin ne cdo qoshe, e qe i shihja me lakmi per sendet qe kishin brenda e te cilat nuk mund t’I blija dot. Apartamenti nuk kishte ndonje mobilim te vecante, vetem dy krevate portative, dhe pa uje te ngrohte, megjithese kishte uje te rrjedhshem, pra berja e dushit ne mengjes, si mund te imagjinohet ishte torture me vete ne ato temperature afer zeros. Çdo mëngjes dilnim për të kërkuar ndonjë punë, ndonjë mënyrë për të siguruar një copë bukë. Fakti qe une nuk dija asnje fjale greqisht, dhe Tiku dinte paksa, nuk na ndihmonte shume ne gjetjen e saj. Ajo qe ndodhi ne diten e trete a te katert, si dita ime e parë ne pune do të ishte një provë fizike dhe emocionale që nuk do ta harroja kurrë.
    Një burrë grek, rreth të pesëdhjetave, na u afrua dhe pas nje bisede te shkurter na ofroi një punë të pazakontë: të hapnim një varr për një plak që kishte vdekur në një fshat tjetër, rreth një orë larg me makinë. Ai na çoi deri tek varrezat dhe tregoi me dorë vendin ku duhej të hapnim gropën, pastaj iku lart ne fshat, duke na lënë vetëm në heshtjen e lëndinës. I ndame detyrat: Une do germoja me kazem dhe Tiku do e pastronte me lopate hapjen e varrit. Toka, ne fillim e bute, sa vinte e behej me e veshtire per t’u germuar, frymemarrja ime sa vinte e rendohej nga sikleti, dhe çdo muskul i trupit dukej se nuk do të përballonte dot përpjekjen. Tiku punonte pranë meje, pa sforcim, duke pastruar dhe rrafshuar tokën, dhe dukej se nuk ishte hera e pare ne kete lloj aktiviteti, ose te pakten keshtu me dukej mua. Ndërsa unë unë përpiqesha të mos ndalesha, por lodhja ishte e dukshme në çdo muskul e me cdo renie kazme.
    Pas rreth 15 a 20 minuta te tilla, kazma ime goditi diçka të fortë. Tiku e pastronte dhe u shfaqën disa kocka, pjesë e një varri të vjetër, harruar prej kohësh. Vazhdova edhe pak, por ndjeva një lloj mpirjeje në trup. Toka po me vinte rrotull, dhe para se ta kuptoja, më ra të fikët aty, pranë gropës, në anë të lëndinës. Pasi me permendi, edhe qe te me largonte nga puna qe s’mund ta beja me, Tiku më tha të shkoja në fshat dhe t’ia tregoja burrit për gjetjen. Ashtu bera, u ngjita ne fshat, dhe pa veshtiresi gjeta shtepine e te ndjerit. Nuk dija greqisht, por u përpoqa t’i shpjegoja me shenja. Ata që ishin mbledhur për varrimin qeshën, disa me ironi disa me habi. Unë ndjeva turp dhe një ndjesi të veçantë pafuqie, ndoshta e para e emigrantit që ndeshet me një realitet të huaj dhe të rëndë.
    Mbaj mend dikush qe tha afersisht duke qeshur: Ore cfare thote ky “malaka”? Shko pas tij dhe shihe c’kerkon? Une para dhe ai pas, ne te tatepjeten qe conte nga fshati ne varre, arritem aty. Pasi Tiku i tregoi kockat qe kishte mbledhur aty, ai ngriti supet dhe, me një mosperfillje të hapur tha:“Per kete më munduat deri këtu?”
    Pastaj i mori kockat dhe i hodhi nëpër lëndinë, sikur të mos kishin asnjë vlerë, dhe u kthye perpjete.
    Pasi mbaruam hapjen, shkuam në fshat për të marrë pagesën dhe për të pirë një kafe, te pakten sipas pritshmerise sime. Aty, ndodhi e pabesueshmja te cilen nuk e prisja dhe nuk e di as sot ne se shoku im ishte ne dijeni te ketij procesi qysh nga fillimi. Ata na kërkuan të ndihmonim edhe në bartjen e arkivolit nga shtëpia e plakut deri në kishë dhe më pas deri në varreza. Nuk mund t’u besoja vesheve, une nuk kisha prekur arkivol asnjehere, nuk kisha pare as person te vdekur. Arkivoli i madh dhe i rëndë, terreni i pjerrët dhe rruga e gjatë, ndërsa ne ishim të lodhur dhe pse jo edhe te pa-ushqyer. Hap pas hapi, bashke me tre a kater fshatare qe ndihmonin ne transportimin mbi supe, çuam arkivolin deri te kisha. Aty, arkivoli i plakut u hap per shikim dhe per priftin te kryente ritet fetare. Ishte momenti që më duhej të shihja për herë të parë një trup të vdekur në arkivolin e hapur, përpara priftit dhe të tjerëve. Por aty, në atë fshat grek, pashë plakun, një trup që nuk fliste, që nuk mund të ndryshoja, që thjesht ekzistonte në heshtjen e varrit. Ishte një përjetim tronditës dhe njësoj respektues për jetën që largohet pa zë.
    Pas ceremonisë në kishë, e cuam arkivolin ne varreza, dhe aty pasi e e ulen ate ne gropen e hapur, u habita kur te pranishmit (rreth 20 a 30 veta), u larguan. Ne mbetëm vetëm me arkivolin dhe varrin. Ishte moment I veshtire: duhej të mbulonim gropen e hapur me dheun e lagesht. Tiku dhe unë ngrisnim lopatat e derdhja e dheut mbi arkivol dukej e ngadaltë, e mundimshme, por çdo grusht që binte mbi trupin e plakut na përkujtonte përgjegjësinë dhe respektin për jetën që po largohej. Ishte një ndjesi e çuditshme: lodhja fizike bashkë me atë që po përjetoja emocionalisht krijonin një ndjesi të thellë, të vështirë për t’u përshkruar.
    Kur varri u mbulua plotësisht, u ulëm për një moment të shkurtër pranë tij, duke ndjerë lodhjen në çdo muskul dhe një peshë të madhe në shpirt. Ishte një përvojë e papërsëritshme , një kombinim i guximit, përballjes me te panjohuren, respektit dhe mbijetesës.
    Kur gjithçka mbaroi, fituam vetëm disa dhrahmi e pak bukë me djathë. Por ajo ditë nuk ishte thjesht për pagesën, ishte një përvojë e pazakonte e emigracionit: Cdo hap, cdo goditje me kazmë, çdo frymëmarrje e lodhur me mësonte diçka të re për kufirin fizik dhe emocional.
    Mesazhi: Ajo përvojë më mësoi se çdo hap në një tokë të huaj është një provë e vogël jete. Puna më e vështirë shpesh është ajo që të mëson më shumë për veten. Emigracioni nuk fillon me ëndrra, fillon me guximin për të pranuar realitetin, për të përballuar frikën, lodhjen dhe veshtiresite e jetës, dhe për të gjetur forcën për të vazhduar përpara, duke ruajtur dinjitetin dhe respektin për jetën, edhe kur gjithçka duket e huaj dhe e pamëshirshme.

    Tona

    Kazerma e Cerenit
    Ballkan Desina
    Zeqillari
    eSIM SIGNAL
    Share. Facebook WhatsApp Copy Link
    ECO

    Related Posts

    Arrestime për drejtim mjeti në gjendje të dehur dhe procedime penale në Korçë

    February 11, 2026

    “Absurdi i aktakuzës për katër përfaqësuesit e UÇK”

    February 11, 2026

    Prezantimi i gjetjeve të monitorimit për bashkinë Korçë

    February 11, 2026

    Dorina Bejko nga prokurore në Pogradec te një nga figurat kyçe të SPAK në luftën kundër korrupsionit

    February 10, 2026
    TE FUNDIT

    Arrestime për drejtim mjeti në gjendje të dehur dhe procedime penale në Korçë

    February 11, 2026

    “Absurdi i aktakuzës për katër përfaqësuesit e UÇK”

    February 11, 2026

    Prezantimi i gjetjeve të monitorimit për bashkinë Korçë

    February 11, 2026

    Skënderbeu forcohet para Apolonisë, mes fushori që ka shënuar 2 gola zbarkon në stërvitje me korçarët

    February 11, 2026
    EKSKLUZIVE

    Fluks i lartë në kufi, mbi 22 mijë hyrje-dalje në Kapshticë dhe Qafë Thanë gjatë 24 orëve

    Vetëm dy muaj e inauguruar, rrëshqet një pjesë e rrugës Maliq – Lozhan

    Njihni Bora Çekiçin, maturanten ekselente të Buçimasit

    Advertisement
    eSIM SIGNAL
    Bufi Urte
    Facebook Instagram
    • Vendi
    • Rajoni
    • Evropa
    • Bota
    • Kulture
    • Jetese
    • Sport
    © 2026 Bufi Urte. Designed by Patron Marketing.

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.