Close Menu
Bufi UrteBufi Urte
    What's Hot

    Pse nuk ngrenë zërin Korçarët?

    February 24, 2026

    Modelja shqiptare pjesë e dosjes Epstein, flet për median britanike pas skandaleve: Nuk jam perfekte

    February 24, 2026

    Kundërshtim ndaj Policisë Bashkiake, vjedhje dhe konflikte – disa procedime penale në qarkun Korçë

    February 24, 2026
    Facebook X (Twitter) Instagram
    • Na kontaktoni
    • Punesim
    • Marketing
    Facebook Instagram
    Bufi UrteBufi Urte
    • Home
    • Vendi
    • Rajoni
    • Evropa
    • Bota
    • Kulture
    • Jetese
    • Sport
    Bufi UrteBufi Urte
    Home » Pse nuk ngrenë zërin Korçarët?
    Vendi

    Pse nuk ngrenë zërin Korçarët?

    February 24, 2026
    Facebook WhatsApp Copy Link
    Share
    Facebook WhatsApp Copy Link

    Nga Agim Xhafka

    U bënë ditë që është e pamundur të udhëtohet matanë Librazhdit. Qoftë në Pogradec, qoftë në Maqedoni, në Korçë a Greqi. Shembja e një pjese të rrugës në Dragoshtun, afër Përrenjasit, pamundëson lëvizjen. Dëmi është i madh. Në sigurinë kombëtare, në ekonomi, në qendrueshmërinë e bizneseve.

    Your browser does not support the video tag.

    Por kur pritej që së pari të protestonin banorët e zonës juglindore, se ata janë të goditurit direkt, mjafton të përmendësh turzmin e fundjavave në Korçë, sheh se hiç nuk ka lëvizje. Hiç protestë, hiç tubime për të nxitur qeverinë të gjejë zgjidhje, apo hiç grupe interesi që të duan garanci se nuk do të ndodhin më akte të tilla.

    Pas një qetësie që flet në dukje për indiferentizëm e topitje civile del dhe një përfundim i trishtë, i dhimbshëm. Nuk dëgjohet asnjë zë nga Korça, a nga Pogradeci nga që banorët atje shumica në të vërtetë nuk janë atje. Pak që kanë ngelur e kanë lidhur jetën, të sotmen e të nesërmen, me shtetin fqinj. Me Greqinë konkretisht. Atje kanë bijtë, bijat, nipërit e mbesat. Mjafton të qëndrosh një mbasdite në Selanik psh dhe dëgjon atje veç shqip. Madje dhe thirrjen tipike:

    Hajde kërnacka këtu!

    Korça nuk është një zë që hesht, por është një zë që ka ikur. Nuk ka zë ky zë në Shqipëri. Andaj bllokimi i rrugëve u sjell dëm bujtinave dhe personelit të tyre. Populli i Korçës ecën në autostradat e Greqisë, ka drita e ujë atje pa ndërprerje. Ua solli këtë fat qeverisja e rilindjes. Që i dëboi dhe…i shpëtoi.

    Tona
    Selita
    Zeqillari
    Your browser does not support the video tag.
    Share. Facebook WhatsApp Copy Link
    ECO

    Related Posts

    Kundërshtim ndaj Policisë Bashkiake, vjedhje dhe konflikte – disa procedime penale në qarkun Korçë

    February 24, 2026

    Bllokimi i rrugës/ Nisin anulimet e rezervimeve në Korçë, rriten çmimet e fruta-perimeve dhe ushqimeve

    February 24, 2026

    Kur do hapet aksi Librazhd-Prrenjas, kreu i ARRSH: Nuk e dimë!

    February 24, 2026

    U kallëzua nga PD për bllokim të Këshillit të Mandateve, SPAK nuk nis hetimet për Niko Peleshin: S’ka elementë të shpërdorimit të detyrës

    February 23, 2026
    TE FUNDIT

    Pse nuk ngrenë zërin Korçarët?

    February 24, 2026

    Modelja shqiptare pjesë e dosjes Epstein, flet për median britanike pas skandaleve: Nuk jam perfekte

    February 24, 2026

    Kundërshtim ndaj Policisë Bashkiake, vjedhje dhe konflikte – disa procedime penale në qarkun Korçë

    February 24, 2026

    Bllokimi i rrugës/ Nisin anulimet e rezervimeve në Korçë, rriten çmimet e fruta-perimeve dhe ushqimeve

    February 24, 2026
    EKSKLUZIVE

    E rëndë në Maliq – Gjendet një person poshtë urës

    PSE LLAZI SERBO DONTE TË PREHEJ NË POGRADEC

    U martua dhe solli në jetë një fëmijë me 13-vjeçaren, gjykata e Korçës merr vendimin për Dritson Kurtin, 5 vite shërbim prove për të riun

    Advertisement
    eSIM SIGNAL
    Bufi Urte
    Facebook Instagram
    • Vendi
    • Rajoni
    • Evropa
    • Bota
    • Kulture
    • Jetese
    • Sport
    © 2026 Bufi Urte. Designed by Patron Marketing.

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.