Close Menu
Bufi UrteBufi Urte
    What's Hot

    Aksidente dhe veprime penale në Pogradec

    March 22, 2026

    Projekti 1 miliard Euro në Bilisht, a fshihet Mirsad Uruçi pas “investitorëve amerikanë”

    March 22, 2026

    Reportazh-Teqeja e Melçanit/ Vendi ku gjen qetësinë shpirtërore, mrekullia që pret çdo besimtar

    March 22, 2026
    Facebook X (Twitter) Instagram
    • Na kontaktoni
    • Punesim
    • Marketing
    Facebook Instagram
    Bufi UrteBufi Urte
    • Home
    • Vendi
    • Rajoni
    • Evropa
    • Bota
    • Kulture
    • Jetese
    • Sport
    Bufi UrteBufi Urte
    Home » Projekti 1 miliard Euro në Bilisht, a fshihet Mirsad Uruçi pas “investitorëve amerikanë”
    Vendi

    Projekti 1 miliard Euro në Bilisht, a fshihet Mirsad Uruçi pas “investitorëve amerikanë”

    March 22, 2026
    Facebook WhatsApp Copy Link
    Share
    Facebook WhatsApp Copy Link

    Mediat greke shpërthyen dy ditë më parë lajmin e madh për një investim gjigand greko-amerikan në Bilisht të Korçës. Sipas gazetave greke, Aktor Group e Greqisë dhe BNI Foundation kanë nënshkruar një marrëveshje për të investuar 1 miliardë euro në minierat e Nikelit në Korcë.

    Sipas tyre, një pjesë e madhe e financimit do të sigurohet nga kapital amerikan, ndërsa projektin do ta mbështesin teknikisht dhe këshillimisht kompani me bazë në SHBA, duke treguar rëndësinë strategjike të tij për zinxhirin perëndimor të furnizimit me burime kritike. Marrëveshja për këtë investim u trajtua në sfondin e vizitës së papritur të ambasadores amerikane në Athinë, Kimberly Guilfoyle në zyrën e Edi Ramës në Tiranë.

    Your browser does not support the video tag.
    Projekti 1 miliard Euro në Bilisht, a fshihet Mirsad Uruçi pas

    Shkrimi i medias greke

    Por kush janë amerikanët pas investimit të Bilishtit?

    Ndonëse kompania greke Aktor në deklaratën e saj u kujdes të theksonte se marrëveshja është nënshkruar me BNI Foundation, disa gazeta greke si Prototema flasin për një marrëveshje mes Aktor dhe një kompanie të quajtur Brightnest shpk.

    Brightnest shpk është një kompani e themeluar në tetor të vitit të kaluar. Kompania ka një kapital prej 100 lekësh ose 1 euro dhe pronari i saj është Mirsad Uruçi.

    Projekti 1 miliard Euro në Bilisht, a fshihet Mirsad Uruçi pas

    Akti i themelimit te Brightnest

    Ky lajm konfirmohet edhe nga pamjet e takimit mes kryeministrit Edi Rama dhe ambasadores amerikane në Athinë Guilfoyle. Fillimisht në pamje shfaqen ambasadorja Guilfoyle dhe presidenti i grupit Aktor.

    Por më pas në pamje shfaqet edhe një person i tretë. Ai është Mirsad Uruçi, pronari i kompanisë Brightne

    Zoti Uruçi nuk është një emër i panjohur për publikun shqiptar. Përvecse përfaqëson kompaninë serbe të energjisë, EFT, emri i Uruçit doli në publik edhe në koncesionin e famshëm të centralit diellor të Akërnisë, që nuk u realizua asnjëherë.

    Nuk dihet nëse ka përfshirje amerikane në projektidenë e Bilishtit. Edhe BNI Foundation nuk rezulton të jetë kompani amerikane. Në fakt, këtë nuk e di askush se çfarë është. BNI Foundation origjinal është një OJF në Karolinën e Veriut, që mbështet fëmijët.

    Projekti 1 miliard Euro në Bilisht, a fshihet Mirsad Uruçi pas

    BNI Foundation

    Kurse BNI Foundation, që flitet në marrëveshjen shqiptare nuk dihet se çfarë është. Në njoftimin e Aktor ajo përshkruhet si një kompani rajonale që operon në Ballkan dhe kryesisht Shqipëri.

    Deri më tani nuk ka asnjë fakt apo të dhënë për ndonjë kompani amerikane që do investojë 1 miliardë euro në Bilisht. Dhe aq më pak kompani amerikane të dërguara posaçërisht nga Presidenti Trump siç u përpoq ta shiste propaganda e padukshme lajmin në publik.

    Tona
    Selita
    Zeqillari
    Your browser does not support the video tag.
    Share. Facebook WhatsApp Copy Link
    ECO

    Related Posts

    Aksidente dhe veprime penale në Pogradec

    March 22, 2026

    Reportazh-Teqeja e Melçanit/ Vendi ku gjen qetësinë shpirtërore, mrekullia që pret çdo besimtar

    March 22, 2026

    Amerikanët dhe grekët, investim 1 mld € për minierat e Bilishtit. A ishte kjo arsyeja e vizitës së ambasadores amerikane te Rama?

    March 19, 2026

    Pas Fierit, Rejsi Farma paditet edhe në Korçë/ Fatura abuzive për spitalin e qytetit, edhe FSDKSH kallëzon kompaninë farmaceutike

    March 19, 2026
    TE FUNDIT

    Aksidente dhe veprime penale në Pogradec

    March 22, 2026

    Projekti 1 miliard Euro në Bilisht, a fshihet Mirsad Uruçi pas “investitorëve amerikanë”

    March 22, 2026

    Reportazh-Teqeja e Melçanit/ Vendi ku gjen qetësinë shpirtërore, mrekullia që pret çdo besimtar

    March 22, 2026

    Amerikanët dhe grekët, investim 1 mld € për minierat e Bilishtit. A ishte kjo arsyeja e vizitës së ambasadores amerikane te Rama?

    March 19, 2026
    EKSKLUZIVE

    Dëbora e parë në Korçë erdhi, ja fshatrat e mbuluar

    Procedime penale në Korçë dhe Pogradec, dhunë në familje, shkelje e qetësisë publike dhe transport i paligjshëm druri

    Ekstradohet nga Greqia 39-vjeçari i akuzuar për tentativë vrasjeje në Korçë

    Advertisement
    eSIM SIGNAL
    Bufi Urte
    Facebook Instagram
    • Vendi
    • Rajoni
    • Evropa
    • Bota
    • Kulture
    • Jetese
    • Sport
    © 2026 Bufi Urte. Designed by Patron Marketing.

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.