Drejtoria Vendore e Policisë Korçë
Specialistët e Sektorit të Hetimit të Narkotikëve referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasin K. K., 32 vjeç, banues në Korçë, pasi gjatë kontrollit fizik të ushtruar ndaj tij iu gjet dhe u sekuestrua një sasi e dyshuar lënde narkotike, e llojit kanabis.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Devoll referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasin S. Sh., 42 vjeç, banues në Bilisht, pasi dyshohet se, për motive të dobëta, ka kanosur me fjalë, për shkak të detyrës, dy punonjës të Policisë Bashkiake.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Maliq referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasen J. P., 36 vjeçe, banuese në Libonik, pasi ka tentuar të vetëvritet duke konsumuar një sasi medikamentesh në banesë. Aktualisht po merr ndihmë mjekësore në spital, jashtë rrezikut për jetën.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Korçës, për veprime të mëtejshme.


