Drejtoria Vendore e Policisë Korçë bën me dije se shërbimet e Komisariateve në varësi kanë referuar materiale në Prokurori për disa raste të veprave penale të konstatuara në territorin e qarkut.
Në Korçë, shërbimet e Komisariatit të Policisë referuan materialet për shtetasit S. M., 54 vjeç, G. M., 19 vjeç, të dy banues në fshatin Porodinë, si dhe K. O., 30 vjeç, banues në Korçë. Në lagjen nr. 17, gjatë një konflikti për motive të dobëta, këta shtetas janë përfshirë në përplasje fizike. Si pasojë janë dëmtuar shtetasit S. M. dhe K. O., të cilët, pas mjekimit në spital, janë larguar për në banesë.
Po në Korçë, nisi procedimi penal për shtetasen Xh. N., 45 vjeçe, banuese në qytet, e dyshuar për vjedhjen e portofolit të një shtetaseje. Portofoli u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.
Ndërkohë, shërbimet e Komisariatit të Policisë Pogradec referuan materialet për shtetasit Xh. M., 41 vjeç, B. M., 37 vjeç dhe Dh. S., 40 vjeç, banues në Tiranë, për veprat penale “Dhunimi i varreve” dhe “Shkatërrimi i pronës”, kryer në bashkëpunim. Ata u konstatuan në fshatin Selcë e Poshtme, në afërsi të vendit të quajtur “Varret Ilire”, duke kryer gërmime me një pajisje të dyshuar si detektor për kërkimin e thesareve. Sendet e përdorura u sekuestruan si prova materiale.
Në Devoll, shërbimet e Komisariatit referuan materialet për shtetasin E. S., 34 vjeç, banues në fshatin Stropan, pasi gjatë kontrollit të celularit të tij, në ambientin e një lokali, u konstatuan faqe për baste sportive.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.




