Drejtoria Vendore e Policisë Korçë bën me dije se specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasin K. M., 28 vjeç, banues në fshatin Porodinë, pasi u kap në lagjen nr. 10 të qytetit të Korçës duke drejtuar automjetin pa leje drejtimi.
Ndërkohë, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Korçë referuan materialet në Prokurori për shtetasin R. I., 33 vjeç, banues në fshatin Kamenicë. Ai dyshohet se, gjatë kullotjes së bagëtive në fshatin Dvoran, ka shkaktuar zjarr nga pakujdesia, duke djegur një sipërfaqe toke me bimësi.
Po ashtu, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Pogradec referuan materialet në Prokurori për shtetasin N. Ç., 34 vjeç, banues në Pogradec, i cili dyshohet se ka kanosur me fjalë një 69-vjeçar.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Korçës për veprime të mëtejshme.


