Drejtoria Vendore e Policisë Korçë
Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor ndaluan shtetasin E. K., 34 vjeç, banues në fshatin Vërdovë, pasi Gjykata e Korçës e ka dënuar më 3 muaj burgim, për veprën penale “Drejtimi i automjetit në mënyrë të paregullt”.
Në vijim të informacionit të dhënë dje, për shpalljen në kërkim të shtetasit A. K., 36 vjeç, banues në Korçë, si i dyshuar për vjedhjen e një shume lekësh, nga çanta e një shtetasi, në ambientet e një lokali, bëjmë me dije se shtetasi A. K. u kap dhe nisi procedimi penal për të.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.


