Skuadra e Pogradecit ka arritur një fitore të rëndësishme në gjysmëfinalen e Kupës së Federatës së Volejbollit Shqiptar, duke mposhtur Skënderbeun me rezultatin 3-0.
Takimi, i zhvilluar me intensitet dhe rivalitet të madh, pati emocionet më të forta në setin e dytë dhe të tretë, ku liqenorët arritën të fitonin ngushtë me shifrat 26-24 dhe 30-28. Me këtë sukses, Pogradeci siguroi biletën për në finale, ku do të përballet me fituesen e çiftit tjetër gjysmëfinal Partizani–Tirana.
Ky kualifikim konfirmon formën e mirë të skuadrës pogradecare, e cila tashmë synon trofeun e çmuar të Federatës.