Nazif Muço, 77 vjeçari nga Pogradeci prej më shumë se 24 orësh është larguar nga banesa dhe nuk është kthyer. Familjarët e tij të shqetësuar kanë bërë kallzim në policinë e Pogradecit por ende nuk e kanë rënë në gjurmët e tij.
Mësohet se i moshuari ka probleme të shëndetit mendor dhe prej disa kohësh ka pasur luhatje në përdorimin e ilaçeve tha bashkëshortja e tij. Ajo i frikësohet një vetvrasje të mundshme pasi ai herë pas here është shprehur se nuk ka më arsye për të jetuar, kjo nën ndikimin e problemeve të shëndetit mendor.
Sipas bashkëshortes ai ka dalë nga shtëpia dje në mëngjes dhe ka veshur një xheke të zezë, bluzë ngjyrë bojqielli dhe pantallona ngjyrë bezhë, mban në kokë kapele ngjyrë blu.
Kush e sheh apo ka informacion është i lutur të njoftojë policinë e Pogradecit.