Close Menu
Bufi UrteBufi Urte
    What's Hot

    Profesor Dr. Perikli Qirjazi shpallet “Qytetar Nderi” i Kolonjës

    March 28, 2026

    Makinat bëhen “copë”, aksident në Korçë, tre të plagosur

    March 28, 2026

    Korçë – Arrestime, procedime penale dhe konflikt me të plagosur

    March 28, 2026
    Facebook X (Twitter) Instagram
    • Na kontaktoni
    • Punesim
    • Marketing
    Facebook Instagram
    Bufi UrteBufi Urte
    • Home
    • Vendi
    • Rajoni
    • Evropa
    • Bota
    • Kulture
    • Jetese
    • Sport
    Bufi UrteBufi Urte
    Home » “Pedonalja pa zë… Qyteti pa njerëz” – Nga Agim Xhafka
    Jetese

    “Pedonalja pa zë… Qyteti pa njerëz” – Nga Agim Xhafka

    December 4, 2025
    Facebook WhatsApp Copy Link
    Share
    Facebook WhatsApp Copy Link

    Nga Agim Xhafka

    Sa herë shkoj në Korçë, para se të mbërrij në shtëpi, ndalem te dy vendet e zemrës: tek lakrori me qepë e domate dhe tek dyqani i peshkut ngjitur me të. Aty nis gjithmonë “skaneri” i qytetit, aty ku shija mban vulën e cilësisë.

    Your browser does not support the video tag.

    Por kësaj here peshktari simpatik e kishte mbyllur. Mendova mos ishte zhvendosur, por jo… kishte ikur në Francë. Një tjetër ikje, një tjetër boshësi.

    Më çuan te një dyqan tjetër peshku, por një tis trishtimi më mbuloi. Lagjja me dritat e rralla dukej si një pus i zymtë. Ikur të gjithë. Flejmë nën të njëjtin qiell e të njëjtat yje, por nuk i kemi më pranë njerëzit tanë.

    Në mëngjes piva kafe me motrën, financiere e fasonerive të qytetit. Dikur ishin 35 syresh, me 600–1200 punonjës secila. Sot kanë mbetur vetëm dhjetë, me nga 15 punonjës. Që të gjitha pritet të mbyllen nga janari: euro e dobësuar, paga minimale e rritur, sigurime më të shtrenjta. Një barrë që askush s’e mban dot.

    E kuptova pse “çuni i peshkut” iku. Nuk iku vetëm ai. Korçarët kanë marrë udhët drejt Selanikut, ku në mbrëmje, në lungomare, dëgjon: “Hajde kërnacka këtu! Kërnacka!”

    Një copë Korçe është shpërngulur atje.

    Ndërsa qyteti vetë është rralluar. Pedonalja ngjan si fusha e një shkolle të braktisur, pa zhurmë të rriturish e pa gazmend fëmijësh. Më dhemb Korça. Për sot qaj… se nesër ndoshta më duhet të vajtoj me “oi, oi…”

    Tona
    Selita
    Zeqillari
    Your browser does not support the video tag.
    Agim Xhafka Editorial Korca Largime masive
    Share. Facebook WhatsApp Copy Link
    ECO

    Related Posts

    Profesor Dr. Perikli Qirjazi shpallet “Qytetar Nderi” i Kolonjës

    March 28, 2026

    Makinat bëhen “copë”, aksident në Korçë, tre të plagosur

    March 28, 2026

    Korçë – Arrestime, procedime penale dhe konflikt me të plagosur

    March 28, 2026

    Arrestime dhe procedime në Korçë e Pogradec, denoncohet edhe një vjedhje në banesë

    March 27, 2026
    TE FUNDIT

    Profesor Dr. Perikli Qirjazi shpallet “Qytetar Nderi” i Kolonjës

    March 28, 2026

    Makinat bëhen “copë”, aksident në Korçë, tre të plagosur

    March 28, 2026

    Korçë – Arrestime, procedime penale dhe konflikt me të plagosur

    March 28, 2026

    Sfida mes Elbasanit dhe Skenderbeut mbyllet me dy gola, pretendentet shenojnë në pjesën e parë

    March 28, 2026
    EKSKLUZIVE

    “O MANJAK QË SHIKON ÇDO FEMËR” – INA I KTHEHET KEQ STENALDOS, QË… NUK SHIKON DOT PASI ËSHTË I VERBËR

    “Do t’ia heqim vizën personave që…”, Ambasada e SHBA në Tiranë ndan mesazhin e Rubios

    Arrestohet 40 vjeçari në Maliq – zbardhet ngjarja e rëndë në Vashtëmi

    Advertisement
    eSIM SIGNAL
    Bufi Urte
    Facebook Instagram
    • Vendi
    • Rajoni
    • Evropa
    • Bota
    • Kulture
    • Jetese
    • Sport
    © 2026 Bufi Urte. Designed by Patron Marketing.

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.