Close Menu
Bufi UrteBufi Urte
    What's Hot

    Profesor Dr. Perikli Qirjazi shpallet “Qytetar Nderi” i Kolonjës

    March 28, 2026

    Makinat bëhen “copë”, aksident në Korçë, tre të plagosur

    March 28, 2026

    Korçë – Arrestime, procedime penale dhe konflikt me të plagosur

    March 28, 2026
    Facebook X (Twitter) Instagram
    • Na kontaktoni
    • Punesim
    • Marketing
    Facebook Instagram
    Bufi UrteBufi Urte
    • Home
    • Vendi
    • Rajoni
    • Evropa
    • Bota
    • Kulture
    • Jetese
    • Sport
    Bufi UrteBufi Urte
    Home » Operacioni “Northward” në Korçë: Arrestohet 21-vjeçari sudanez që ndihmonte emigrantët për kalim të paligjshëm të kufirit
    Vendi

    Operacioni “Northward” në Korçë: Arrestohet 21-vjeçari sudanez që ndihmonte emigrantët për kalim të paligjshëm të kufirit

    September 18, 2025
    Facebook WhatsApp Copy Link
    Share
    Facebook WhatsApp Copy Link

    Drejtoria Vendore për Kufirin dhe Migracionin Korçë

    Vijojnë operacionet kundër veprimtarisë kriminale të dhënies ndihmë shtetasve të huaj, për kalim të paligjshëm të kufijve.

    Your browser does not support the video tag.

    Finalizohet operacioni i koduar “Northward”, vihet në pranga një 21-vjeçar (shtetas sudanez), që organizonte dhe kryente këtë veprimtari kriminale, kundrejt pagesës.

    21-vjeçari u kap në flagrancë, në fshatin Tresenik, Devoll, duke shoqëruar 2 shtetas sudanezë që kishin kaluar kufirin me Greqinë, në mënyrë të paligjshme.

    I arrestuari është trajtuar 2 ditë më parë, me masën “Urdhër për largim vullnetar”, pasi është kapur nga shërbimet e Policisë Kufitare, duke kaluar kufirin, në kundërshtim me ligjin.

    Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Drejtorisë Vendore për Kufirin dhe Migracionin Korçë, në bashkëpunim me shërbimet e Stacionit të Policisë Kufitare Kapshticë, si rezultat i hetimeve të kryera në drejtimin e Prokurorisë së Korçës, finalizuan operacionin e koduar “Northward”. Si rezultat i operacionit, u arrestua në flagrancë shtetasi:

    -F. N., 21 vjeç, banues në Sudan, shtet në Afrikën e Veriut.

    Nga hetimet dyshohet se ky shtetas, në bashkëpunim me shtetas të tjerë, ndihmonte emigrantë nga Vendet e Treta, kundrejt pagesës, që të hynin në mënyrë të paligjshme në Shqipëri, nëpërmjet kufirit tokësor me Greqinë, dhe më pas të kalonin në Malin e Zi, me destinacion final vendet e BE-së.

    Vijojnë hetimet për dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie kriminale, identifikimin dhe kapjen e shtetasve të tjerë të përfshirë.

    Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”.

    Tona
    Selita
    Zeqillari
    Your browser does not support the video tag.
    Share. Facebook WhatsApp Copy Link
    ECO

    Related Posts

    Profesor Dr. Perikli Qirjazi shpallet “Qytetar Nderi” i Kolonjës

    March 28, 2026

    Makinat bëhen “copë”, aksident në Korçë, tre të plagosur

    March 28, 2026

    Korçë – Arrestime, procedime penale dhe konflikt me të plagosur

    March 28, 2026

    Arrestime dhe procedime në Korçë e Pogradec, denoncohet edhe një vjedhje në banesë

    March 27, 2026
    TE FUNDIT

    Profesor Dr. Perikli Qirjazi shpallet “Qytetar Nderi” i Kolonjës

    March 28, 2026

    Makinat bëhen “copë”, aksident në Korçë, tre të plagosur

    March 28, 2026

    Korçë – Arrestime, procedime penale dhe konflikt me të plagosur

    March 28, 2026

    Sfida mes Elbasanit dhe Skenderbeut mbyllet me dy gola, pretendentet shenojnë në pjesën e parë

    March 28, 2026
    EKSKLUZIVE

    Policia e arrestoi për marrëdhënie seksuale me të mitur, i riu nga Korça është rom – ja çfarë thane ne polici

    Zjarr në ish reparti i Klocës, ja pamjet

    “Salianji, viktimë e Berishës”/ Meçe: Ervini e kuptoi që ishte braktisur kur u fut në PD

    Advertisement
    eSIM SIGNAL
    Bufi Urte
    Facebook Instagram
    • Vendi
    • Rajoni
    • Evropa
    • Bota
    • Kulture
    • Jetese
    • Sport
    © 2026 Bufi Urte. Designed by Patron Marketing.

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.