Close Menu
Bufi UrteBufi Urte
    What's Hot

    Kufoma e dekompozuar në Kolonjë, trupi dërgohet për ekspertizë në morgun e Tiranës! Asnjë i afërm i interesuar për viktimën

    July 7, 2025

    E rëndë në Kolonjë! Gjendet trupi i dekompozuar i një personi, dyshohet se…

    July 7, 2025

    Gjoka: Boshti i Skënderbeut ai i sezonit të kaluar, presim afrime

    July 7, 2025
    Facebook X (Twitter) Instagram
    • Na kontaktoni
    • Punesim
    • Marketing
    Facebook Instagram
    Bufi UrteBufi Urte
    • Home
    • Vendi
    • Rajoni
    • Evropa
    • Bota
    • Kulture
    • Jetese
    • Sport
    Bufi UrteBufi Urte
    Home » “Nuk rashë pre e personave të lidhur me spiunë”/ Dëshmia e ish-të dënuarit politik: Falë priftit korçar durova vuajtjet e burgut
    Vendi

    “Nuk rashë pre e personave të lidhur me spiunë”/ Dëshmia e ish-të dënuarit politik: Falë priftit korçar durova vuajtjet e burgut

    June 30, 2025
    Facebook WhatsApp Copy Link
    Share
    Facebook WhatsApp Copy Link

    Kam lindur më 23. 12. 1951, në muajin ë zi, të kohës së zisë, nën regjimin më të zi komunist. Më 23 shtator të vitit 1968, krye-hetuesi sadist, Llambi Gegeni, hetuesi xhahil Shyqyri Çoku dhe prokurori mizor, Thoma Tutulani, më sakatuan në Degën e Punëve të Brendshme në Shkodër, më çanë kokën, më qorruan njërin sy, më shurdhuan njërin vesh, mbasi më thyen disa brinjë, gjysmat e dhëmballëve dhe gishtin e madh të dorës së majtë, më 23 tetor 1968, më çuan në gjykatë, ku mjerani Faik Minarolli, më dha një dhjetëshe burg politik. Pasi më prenë gjysmën e dënimit, sepse isha ende minoren, gjashtëmbëdhjetëvjeçar, më 23 nëntor 1968, më shpunë në kampin politik të Repsit dhe prej atje, më 23 shtator 1970, në kampin e Spaçit, ku më 23 maj të 1973, në Revoltën e të dënuarve politikë ekzekutuan me pushkatim katër martirë; Pal Zefi, Skënder Daja, Hajri Pashaj dhe Dervish Bejko.

    Më 23 qershor 2013, humbi zgjedhjet Partia Demokratike, proces më se normal në demokracinë që mëtojmë. Por më 23 tetor 2013, Drejtori i Përgjithshëm i Qeverisë rilindase, dërgoi urdhërin Nr. 2203, datë 23.10.2013, për; Lirimin nga detyra të një punonjësi policie. Pra Providenca Hyjnore, u pleks me Providencën rilindase neokomuniste dhe, pikërisht më 23 më zëvendësuan, as më pak e as më shumë, po me ish-operativin e Sigurimit të Burgut të Burrelit. Ku do kishte më domethënëse se kaq?! Ish-i burgosuri politik, zëvendësohet nga ish-persekutori!

    Ballkan Desina
    Kur e shihja At Vaskën të veshur me shajak, s’arrija kurrë ta imagjinoja se si mund të shndërrohej ky zdap, me uniformën fetare, me rason e zezë dhe kamillafin në kokë. Mbi fizionominë e tij, sëmundjet dhe vitet e burgut, kishin lënë gjurmë më tepër se sa mosha e vërtetë, sepse kur mësova se ishte vetëm dyzet e pesë vjeç, s’munda ta besoja. Pamja e tij të linte përshtypjen e një të moshuari, të paktën mbi të gjashtëdhjetat. Por vuajtjet, burgu…!

    Ishte tip i qetë, meditativ, metodik. Prej tij mësova filozofinë e sakrificës pa ankesë, si të injoroje hakmarrjen edhe ndaj brutalitetit. Ky asket fjalëpakë, me veprimet e matura, po të devotshme, të jepte indicien, si mund të fitoje parajsën, duke adhuruar të padukshmin, imagjinarin, Jezusin; të mishëruar mbi një ikonë (edhe pse ikona nuk ekzistonin në burg, ai i falej një figure të përfytyruar).

    Asnjëherë s’e dëgjova të ankohej, asnjë çast të vetëm s’e pashë të humbte kohën kot, gjithmonë do t’a gjeje, o duke iu falur në vetmi idhullit të vet, Jesu Krishtit, o me libra në dorë. Fjalëkursyer dhe i qetë si një Solomon, ai ta impononte respektin. Me mendimet racionale, të nguliste dijet. I dashur, i gjindshëm, pa bujë, vinte në jetë porosinë e Krishtit; “kur ke dy, njërën falja të afërmit tënd në nevojë”, ndante me të tjerët edhe kafshatën e fundit.

    Meqë ishte përherë i pamundur dhe komisioni mjeko-ligjor e kishte nxjerrë të pa aftë për punë, të shumtën e kohës e kalonte shtrirë. Shtynte jetë të përkorë, me gjashtëqind gramë bukë dhe me lëtyrën e lëngut të zi, me ca copa patëllxhanësh, preshi apo spinaqi, sipas stinës dhe vetëm me njëzet gram vaj në ditë, po edhe këtë kur ia hidhnin. Pra, ai mbijetonte me atë që thirrej gjellë, si dhe me ato pak ndihma ushqimore, që i sillnin familja, duke e hequr nga goja e tyre.

    Me gjithë sëmundjen dhe varfërinë, për sa kohë qesh pranë tij, s’e dëgjova kurrë të qahej. Përherë do ta gjeje të disponueshëm, me buzëqeshjen e gjithhershme mbi fytyrën e përvuajtur që rrezatonte mirësi.

    Falë tij mësova të kapërceja vështirësitë e fillimit; zgjodha miqtë pa gabuar në përzgjedhje; rezistova dhe durova vuajtjet e burgut, pa rënë preh e grupazheve apo personave të lidhur me komandën, spiunë dhe imoralë, që edhe aty gëlonin, si në çdo qelizë tjetër të shoqërisë së kalbur socialiste. Për të gjitha këto, i mbetem mirënjohës përjetë mikut tim, Vaskës. Ndërsa Esheref Zaimi, ishte antipodi i priftit. Ironik e zhurmëtar, llafazan i lindur, por që përherë thoshte fjalën e duhur. Shpesh ndodhte të shndërrohej në cinik, i paskrupull, ama sipas njeriut, gjente edhe festen!

    Ai kish talent artisti; ndonëse anonim dhe i pa shkollë, pa asnjë mjet pune në dispozicion, veç ca copash dru shqope apo bushi dhe ndonjë thikëz, të sajuara me tel elektrodash, apo fije të holla çeliku, nga duart e tija dolën vepra të mirëfillta arti që, nëse do t’i ish dhënë rasti t’i ekspozonte, do t’ja kishin zili artistët më në zë, në vend dhe ndoshta edhe në botë.

    Kur shikoje ato copëza druri të merrnin jetë, të shndërroheshin mjeshtërisht në vepra arti, plot shije e fantazi, ta thosh mendja se ai zotëronte vetinë e magjisë. Iu jepte edhe sendeve shpirt! Ai burrë rrondokop, fytyrë vrenjtur, me vetulla të rrëzuara mbi sy, me ballë të lartë që përfundonte pas çaçkës së shogët, me duar eshtër-mëdha gjithë kallo, prodhonte vepra fine. Çudi, për t’u çuditur!

    Në kohën kur e njoha, mund të ishte rreth pesëdhjetepesë-gjashtëdhjetë vjeçar, mbase më i madh, mbase më i vogël, si merrej vesh mosha e saktë, ngaqë i përkiste asaj kategorie tipash, që s’ua përcakton dot vitet. Fytyrën e purpërt e të rreshkur, ia përshkonin ca vija të thella si brazda plori, që nisnin nga balli i gjerë dhe përfundonin nën mjekrën e thinjur komplet.

    Për shkak të ngjyrës së fytyrës, qimet e bardha dilnin më në pah. Kish sy gri në të çelët, porse rrudhat e shpeshta rreth tyre, i jepnin ndriçimit një refleks të veçantë. Pikërisht këto reflekse, i kishin stampuar mbi fytyrë maskën e ironisë së përhershme, po edhe të një zgjuarsi tipike. Me trup nën mesatar, shpatullgjerë dhe duar eshtore, të forconte idenë se ky tip dinamik, i përkiste shtresës fshataro-punëtore.

    Helzag Instagram
    eSIM SIGNAL
    Deshmia Prifti
    Share. Facebook WhatsApp Copy Link

    Related Posts

    Kufoma e dekompozuar në Kolonjë, trupi dërgohet për ekspertizë në morgun e Tiranës! Asnjë i afërm i interesuar për viktimën

    July 7, 2025

    E rëndë në Kolonjë! Gjendet trupi i dekompozuar i një personi, dyshohet se…

    July 7, 2025

    Korçë, “hiking” në modë! Ecjet malore dhe turizmi i aventurës gjithnjë e më të preferuara nga banorët dhe vizitorët

    July 7, 2025

    Igli Hasani nga Korça; “Marrëdhënie e shkëlqyer me shtetin grek”

    July 7, 2025
    TE FUNDIT

    Kufoma e dekompozuar në Kolonjë, trupi dërgohet për ekspertizë në morgun e Tiranës! Asnjë i afërm i interesuar për viktimën

    July 7, 2025

    E rëndë në Kolonjë! Gjendet trupi i dekompozuar i një personi, dyshohet se…

    July 7, 2025

    Gjoka: Boshti i Skënderbeut ai i sezonit të kaluar, presim afrime

    July 7, 2025

    Korçë, “hiking” në modë! Ecjet malore dhe turizmi i aventurës gjithnjë e më të preferuara nga banorët dhe vizitorët

    July 7, 2025
    EKSKLUZIVE

    Pogradec: Nisi Shpërndarja e Materialeve Zgjedhore në KZAZ nr. 70, Procesi Po Shkon Pa Probleme

    Murtaja e bagëtive, konfirmohet vatra e dytë në Korçë

    Korçë, “hiking” në modë! Ecjet malore dhe turizmi i aventurës gjithnjë e më të preferuara nga banorët dhe vizitorët

    Advertisement
    eSIM SIGNAL
    Bufi Urte
    Facebook Instagram
    • Vendi
    • Rajoni
    • Evropa
    • Bota
    • Kulture
    • Jetese
    • Sport
    © 2025 Bufi Urte. Designed by Patron Marketing.

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.