Close Menu
Bufi UrteBufi Urte
    What's Hot

    Pogradec/ Kujtimi, beteja me kancerin dhe shpresa për të jetuar

    February 4, 2026

    Servisi, kontrolli dhe ‘kafeja’ që nuk ngop

    February 4, 2026

    Prokuroria Korçë dërgon në gjyq tre persona për fajde dhe pastrim parash

    February 4, 2026
    Facebook X (Twitter) Instagram
    • Na kontaktoni
    • Punesim
    • Marketing
    Facebook Instagram
    Bufi UrteBufi Urte
    • Home
    • Vendi
    • Rajoni
    • Evropa
    • Bota
    • Kulture
    • Jetese
    • Sport
    Bufi UrteBufi Urte
    Home » Njësoj si Skënderbeu, klubi nga Ballkani përjashtohet për 10 vite nga kompeticionet europiane pas skandalit me trukimet e ndeshjeve
    Sport

    Njësoj si Skënderbeu, klubi nga Ballkani përjashtohet për 10 vite nga kompeticionet europiane pas skandalit me trukimet e ndeshjeve

    July 16, 2025
    Facebook WhatsApp Copy Link
    Share
    Facebook WhatsApp Copy Link

    Klubi malazez Arsenal Tivat është përjashtuar nga të gjitha kompeticionet europiane për një periudhë 10-vjeçare, pas një hetimi të UEFA-s mbi trukimin e ndeshjeve në raundin kualifikues të Conference League në korrik të vitit 2023.

    Ndeshjet në fjalë ishin përballë skuadrës armene Alashkert, ku Arsenal Tivat barazoi 1-1 në ndeshjen e parë jashtë fushe, por më pas humbi me rezultatin e thellë 6-1 në shtëpi, duke ngritur dyshime të forta për manipulim të rezultatit.

    Tona

    UEFA njoftoi se përveç përjashtimit deri në sezonin 2034-2035, klubi do të duhet të paguajë edhe një gjobë prej 500,000 eurosh.

    Dënimet individuale nuk munguan: drejtori sportiv Ranko Krgovic dhe futbollisti Nikola Celebic janë përjashtuar përjetësisht nga çdo aktivitet futbollistik. Disa lojtarë të tjerë janë ndëshkuar me pezullime 10-vjeçare.

    UEFA ka kërkuar nga FIFA që këto ndëshkime të zbatohen edhe në nivel ndërkombëtar, duke e zgjeruar kështu përjashtimin përtej kufijve të Evropës.

    Ky vendim i UEFA-s sjell në vëmendje edhe rastin e Skënderbeut, që në vitin 2018 u dënua po me 10 vite përjashtim nga kupat e Europës për trukim të sistematik të ndeshjeve. Ishte një nga dënimet më të rënda në historinë e futbollit shqiptar dhe europian, ku klubi korçar u gjobit gjithashtu me 1 milion euro dhe u akuzua për trukime në më shumë se 50 ndeshje.

    Tashmë, me përjashtimin e Arsenal Tivat, duket se UEFA vazhdon politikën e saj të tolerancës zero ndaj trukimeve, duke dhënë mesazhe të qarta për të gjitha klubet dhe individët e përfshirë në këtë fenomen të rrezikshëm për integritetin e sportit.

    Kazerma e Cerenit
    Ballkan Desina
    Zeqillari
    eSIM SIGNAL
    ballkan klubi Skënderbeu
    Share. Facebook WhatsApp Copy Link
    ECO

    Related Posts

    Kukësi pa frena në fundin e merkatos, merr sulmuesin e Skënderbeut dhe një tjetër brazilian

    February 3, 2026

    Skënderbeu triumfon 3–1 ndaj Dinamos në volejboll për femra

    February 2, 2026

    Kategoria e Dytë/ Karton i kuq dhe 5 gola, Delvina fiton në transferten e Devollit

    January 30, 2026

    ZYRTARE/ Skënderbeu e shiti 200 mijë euro, sul muesi rikthehet pa deshirë te klubi i Superliges

    January 2, 2026
    TE FUNDIT

    Pogradec/ Kujtimi, beteja me kancerin dhe shpresa për të jetuar

    February 4, 2026

    Servisi, kontrolli dhe ‘kafeja’ që nuk ngop

    February 4, 2026

    Prokuroria Korçë dërgon në gjyq tre persona për fajde dhe pastrim parash

    February 4, 2026

    Pogradec | Banorët e Gurrasit protestë para bashkisë: Tokat tona janë dhënë me qira pa të drejtë

    February 4, 2026
    EKSKLUZIVE

    E rëndë/ Një person kërcënon me armë punojësit në Dardhë, ja çfarë ka ndodhur

    Ka arrestime në Korçë e Pogradec për kumar, ja emrat

    Goditje për Skënderbeun, Santiel Kamenica zbarkon në Tiranë!

    Advertisement
    eSIM SIGNAL
    Bufi Urte
    Facebook Instagram
    • Vendi
    • Rajoni
    • Evropa
    • Bota
    • Kulture
    • Jetese
    • Sport
    © 2026 Bufi Urte. Designed by Patron Marketing.

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.