Close Menu
Bufi UrteBufi Urte
    What's Hot

    Pogradec/ Kujtimi, beteja me kancerin dhe shpresa për të jetuar

    February 4, 2026

    Servisi, kontrolli dhe ‘kafeja’ që nuk ngop

    February 4, 2026

    Prokuroria Korçë dërgon në gjyq tre persona për fajde dhe pastrim parash

    February 4, 2026
    Facebook X (Twitter) Instagram
    • Na kontaktoni
    • Punesim
    • Marketing
    Facebook Instagram
    Bufi UrteBufi Urte
    • Home
    • Vendi
    • Rajoni
    • Evropa
    • Bota
    • Kulture
    • Jetese
    • Sport
    Bufi UrteBufi Urte
    Home » Një epokë e re për KF Pogradeci, falë kujt?
    Sport

    Një epokë e re për KF Pogradeci, falë kujt?

    June 20, 2025
    Facebook WhatsApp Copy Link
    Share
    Facebook WhatsApp Copy Link

    Duhej të vinte muaji gusht i vitit 2024 që futbolli pogradecar të hynte në një epokë të re. Dhe kjo, falë biznesmenit dhe investitorit Armand Lilo, që përmes grupit të tij të kompanive ARMAAR Group, bleu 100 përqind të aksioneve të klubit të Pogradecit. Për herë të parë në histori u privatizua për t’ë shpërndarë emocionin që të dhuron kjo lojë tek të gjithë sportdashësit.

    E megjithatë ky nuk ishte një “deal” i zakonshëm biznesi apo një lëvizje sportive që jemi mësuar ta shohim si gjithmonë. Por, ishte një rilindje për një klub historik dhe një qytet që e dashuron lojën më të ndjekur në botë. Me një vizion të qartë dhe një strategji që synohet të jetojë ndër breza, Lilo ka sjellë jo vetëm kapital, por edhe shpirtin e një qytetari që kthehet për të investuar aty ku ka lindur. Sepse në fund të fundit, klubi i Pogradecit është më shumë se një klub futbolli për të.

    Tona

    E siç dihet dhe u pa e vjet, menjëherë pas marrjes së drejtimit, presidenti i ri ndërmori riorganizimin e thellë të strukturës së klubit. Tanimë, bordoroja nuk jetonte më vetëm në letra, por u krijua një Këshill i ri Administrimi dhe një bord drejtues, duke përfshirë dhe figurat kyçe të stafit teknik, si trajneri dhe drejtori sportiv.

    Objektivat? Të qarta si kristal plot ambicie të prekshme: renditje në katër vendet e para dhe ngjitja në Kategorinë Superiore përmes fazës “Play-Off”.

    Gjithëkush është dëshmitar se KF Pogradeci ka lëvizur me vendosmëri në merkato, duke ndjekur një model të qartë europian. Janë afruar emra me peshë si portieri kroat Marin Staniç, i konfirmuar si një ndër më të mirët e kampionatit. Rikthimi i Vangjel Zguro-s, lider natyral dhe figurë e dashur për tifozët, ka sjellë stabilitet dhe përvojë. Në mesfushë ka shkëlqyer nigeriani Suleiman Danladi, ndërsa në repartin ofensiv ka spikatur sulmuesi kosovar Festim Alidema, i cili ka qenë vendimtar në ndeshje kyçe.

    Në pankinë, trajneri Ardian Mema ka sjellë një filozofi loje sulmuese dhe me kontroll të ritmit, duke krijuar një skuadër që jo vetëm fiton, por edhe bind në fushë. E natyrisht me vizionin e qartë për ta shndërruar KF Pogradecin në markë të rëndë të futbollit shqiptar.

    Synimi është i qartë: rikthimi mes më të mirëve. Por vizioni nuk ndalet vetëm ngjitja në elitë. Me përforcimet strategjike dhe një bazë të fortë organizative, KF Pogradeci po ndërton themelet për një të ardhme që mund të shtrihet edhe në arenën ndërkombëtare.

    Për Armand Lilon, ky projekt nuk është thjesht sportiv. Ai është kthim në rrënjë, është investim në të ardhmen e qytetit. “Një klub i shëndetshëm ndërtohet nga baza, nga fëmijët, të rinjtë, nga komuniteti”, ka deklaruar ai në prezantimet e para publike.

    KF Pogradeci sot është më shumë se një klub futbolli. Është krenari lokale, është simbol i shpresës dhe tashmë, falë vizionit të ri, është një projekt i së ardhmes për gjithë Pogradecin.

    Kazerma e Cerenit
    Ballkan Desina
    Zeqillari
    eSIM SIGNAL
    Kf Pogradeci sport
    Share. Facebook WhatsApp Copy Link
    ECO

    Related Posts

    Kukësi pa frena në fundin e merkatos, merr sulmuesin e Skënderbeut dhe një tjetër brazilian

    February 3, 2026

    Skënderbeu triumfon 3–1 ndaj Dinamos në volejboll për femra

    February 2, 2026

    Kategoria e Dytë/ Karton i kuq dhe 5 gola, Delvina fiton në transferten e Devollit

    January 30, 2026

    ZYRTARE/ Skënderbeu e shiti 200 mijë euro, sul muesi rikthehet pa deshirë te klubi i Superliges

    January 2, 2026
    TE FUNDIT

    Pogradec/ Kujtimi, beteja me kancerin dhe shpresa për të jetuar

    February 4, 2026

    Servisi, kontrolli dhe ‘kafeja’ që nuk ngop

    February 4, 2026

    Prokuroria Korçë dërgon në gjyq tre persona për fajde dhe pastrim parash

    February 4, 2026

    Pogradec | Banorët e Gurrasit protestë para bashkisë: Tokat tona janë dhënë me qira pa të drejtë

    February 4, 2026
    EKSKLUZIVE

    Rrëfimi i të moshuarit që emocionoi të gjithë: Mbaj me vete numrin e vajzës, që kur të vdes ta njoftojnë

    Sllovakia pjesë e BE i thotë jo barazisë gjinore: Femër, mashkull dhe familje tradicionale

    Lajm i fundit – Dy makina të djegura në Korçë, ja çfarë dihet

    Advertisement
    eSIM SIGNAL
    Bufi Urte
    Facebook Instagram
    • Vendi
    • Rajoni
    • Evropa
    • Bota
    • Kulture
    • Jetese
    • Sport
    © 2026 Bufi Urte. Designed by Patron Marketing.

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.