Close Menu
Bufi UrteBufi Urte
    What's Hot

    Aksidente dhe veprime penale në Pogradec

    March 22, 2026

    Projekti 1 miliard Euro në Bilisht, a fshihet Mirsad Uruçi pas “investitorëve amerikanë”

    March 22, 2026

    Reportazh-Teqeja e Melçanit/ Vendi ku gjen qetësinë shpirtërore, mrekullia që pret çdo besimtar

    March 22, 2026
    Facebook X (Twitter) Instagram
    • Na kontaktoni
    • Punesim
    • Marketing
    Facebook Instagram
    Bufi UrteBufi Urte
    • Home
    • Vendi
    • Rajoni
    • Evropa
    • Bota
    • Kulture
    • Jetese
    • Sport
    Bufi UrteBufi Urte
    Home » Nisin negociatat/ Në Shkodër “dashurohen” me Carls Bismark, e duan per gjithe sezonin
    Sport

    Nisin negociatat/ Në Shkodër “dashurohen” me Carls Bismark, e duan per gjithe sezonin

    July 26, 2025
    Facebook WhatsApp Copy Link
    Share
    Facebook WhatsApp Copy Link

    Kanë mjaftuar vetëm 86 minuta lojë, që në Shkodër të gjithë të “dashurohen” me Çarls Bismark. Sulmuesi që iu bashkua Vllaznisë vetëm para 4 ditësh në formën e huazimit nga skuadra e Skënderbeut, u prezantua menjëherë si titullar në sfidën e parë të turit të dytë ndaj Vikingurin. Dhe ganezi nuk zhgënjeu aspak, duke treguar shumë nga potenciali dhe cilësitë e tij, ku vuri shumë në vështirësi mbrojtjen e fortë të islandezëve.

    24-vjeçari u imponua me fizikun e tij, duke fituar çdo duel ndaj kundërshtarëve dhe po ashtu duke krijuar një dyshe të fortë sulmuese së bashku me Balajn. Po ashtu, shtatlarti pati edhe 2-3 mundësi për të shënuar, por vetëm ndërhyrjet vendimtare të portierit Jonson i mohuan gëzimin e golit ishsulmuesit të CSKA-së Sofie. Në minutën e 86-të, Bismark u zëvendësua duke lënë fushën e lojës për Delajn. Por, performanca e tij u vlerësua jashtëzakonisht nga të gjithë. Ishin tifozët e pranishëm në shkallët e “Loro Boriçit” të cilët i dhuruan një “det” duartrokitjesh ganezit.

    Your browser does not support the video tag.

    Dhe menjëherë pas përfundimit të takimit, është kërkuar që Bismark të mbahet për gjithë sezonin në Shkodër dhe jo vetëm për ndeshjet e Europës. Kjo pasi sulmuesi pas përfundimit të dueleve europiane të shkodranëve, do kthehet në Korçë. Sepse e tillë është marrëveshja mes dy klubeve, që shërbimet e Bismarkut për Vllazninë të jenë vetëm për Conference League.

    Megjithatë, ndoshta marrëveshja mund të rinegociohet, pavarësisht se duket shumë e vështirë, për vetë arsyen se Skënderbeu kërkon ta shesë Bismarkun për një çmim prej 150 mijë eurosh, vlerë që mund të rritet duke parë edhe performancat që po zhvillon ganezi me Vllazninë në ndeshjet e Conference League.

    Tona
    Selita
    Zeqillari
    Your browser does not support the video tag.
    sezon Shkoder
    Share. Facebook WhatsApp Copy Link
    ECO

    Related Posts

    “Nuk kishim fat me Tiranën”, Zguro ëndërron te Pogradeci: S’ka çfarë bën Skënderbeu dhe Laçi nëse…

    March 18, 2026

    Skënderbeu ruan kreun në Fier, Pogradeci fiton në Kavajë

    March 14, 2026

    Lufta për Superioren / Gjithçka sipas planeve! Sfidat e Skënderbeut, Laçit dhe Pogradecit mbyllen me 10 gola.

    March 7, 2026

    Pogradeci, skuadra që shkruan historinë e këtij sezoni në volejbollin e femrave

    March 7, 2026
    TE FUNDIT

    Aksidente dhe veprime penale në Pogradec

    March 22, 2026

    Projekti 1 miliard Euro në Bilisht, a fshihet Mirsad Uruçi pas “investitorëve amerikanë”

    March 22, 2026

    Reportazh-Teqeja e Melçanit/ Vendi ku gjen qetësinë shpirtërore, mrekullia që pret çdo besimtar

    March 22, 2026

    Amerikanët dhe grekët, investim 1 mld € për minierat e Bilishtit. A ishte kjo arsyeja e vizitës së ambasadores amerikane te Rama?

    March 19, 2026
    EKSKLUZIVE

    I kërkuar në Belgjikë, kapet në Kapshticë 31-vjeçari shqiptari

    Gjergji Gusho/Mësuesi që i dha Pogradecit dije dhe kujtesë historike

    Apeli i Kosta Nakes që trondit: Si po e vrasim lumin Devoll

    Advertisement
    eSIM SIGNAL
    Bufi Urte
    Facebook Instagram
    • Vendi
    • Rajoni
    • Evropa
    • Bota
    • Kulture
    • Jetese
    • Sport
    © 2026 Bufi Urte. Designed by Patron Marketing.

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.