Jehona italiane e konkursit të verërave në Pogradec
🔗 https://www.winemag.it/associazione-sommelier-albanesi-20-anni-organizata-shqiptare-e-sommelierise-oshs-dashamir-elezi/
Këto janë disa prej momenteve nga konkursi i verërave në festën e këtij viti, ku degustatorë vendas dhe italianë vlerësuan mbi 80 shishe konkuruese të verërave të kuqe, të bardha dhe rosé, për të përzgjedhur më të mirat ndër to, të prodhuara nga kantina shqiptare dhe në mënyrë artizanale.
Ngjarja u pasqyrua edhe nga revista prestigjioze italiane winemag.it, e cila e cilëson konkursin e verërave në Pogradec si një nga momentet kulmore të festimeve për 20-vjetorin e Shoqatës së Somelierëve Shqiptarë. Konkursi u zhvillua në Pogradec, qytetin buzë liqenit të Ohrit, një nga liqenet më të thella dhe më të pasura në biodiversitet në Europë.
Fituesit sipas kategorive:
🍾 Verëra të bardha
• Kantina Fani – Berat
• Kantina Kopliku – Malësi e Madhe
• Kantina Bejko – Përmet
🍷 Verëra të kuqe
• Kantina Max Wine – Korçë
• Kantina Sina – Tepelenë
• Kantina Flavio – Durrës
🥂 Verëra rosé
• Kantina Binjakët – Tiranë
• Kantina Fani – Berat
• Kantina Max Wine – Korçë
🏆 Çmimet e Verës Artizanale – Festa e Verërave dhe Gështenjës
🍷 Verë Artizanale e Kuqe
🥇 Vendi i Parë: Elton Shkullaku
🥈 Vendi i Dytë: Ajet Çekiçi
🥉 Vendi i Tretë: Artur Blacëri
🍾 Verë Artizanale e Bardhë
🥇 Vendi i Parë: Arben Pilinçi
🥈 Vendi i Dytë: Xhani Blacëri
🥉 Vendi i Tretë: Krenar Shkullaku
Sipas organizatorëve, pjesëmarrja e gjerë dhe cilësia e verërave dëshmojnë potencialin e madh të prodhimit artizanal shqiptar, me perspektivë të qartë zhvillimi dhe një të ardhme premtuese për verën shqiptare.


