Ish-mundësi kampion prej vitesh jetonte në SHBA, por së bashku me një tjetër emër të madh të mundjes, Xhelil Cibaku, merrej me historikun e mundjes pogradecare.
Pak ditë më parë, të dy së bashku zhvilluan një takim me kryebashkiakun e Pogradecit, Ilir Xhakolli, të cilit i kërkuan mbështetje për të rikthyer sportin e mundjes në qytetin liqenor.
Fjala e Maçollit në këtë takim u prit ngrohtë nga të gjithë, pasi historia e mundjes në Pogradec është e madhe, ashtu siç është e madhe historia e një mundësi si Virxhil Maçolli.
Kur të gjithë prisnin që Maçolli të rikthente sërish tapetin e mundjes në Pogradec, krejt papritur historia e këtij qyteti humbi një nga figurat e saj më të rëndësishme.
Pavarësisht ndihmës së dhënë nga mjekët në QSUT, goditja kardiake rezultoi fatale dhe mjekët nuk mundën ta mbanin në jetë.
Virxhil Maçolli do të kujtohet për gjithçka i dha sportit pogradecar të mundjes. Tashmë dikush tjetër duhet të marrë përsipër rikthimin e këtij sporti, edhe për të përmbushur amanetin e ish-kampionit të mundjes pogradecare.