Flasin prindërit e 14 vjeçarit të vrarë në Korçë, në Gusht të këtij viti
Eraldo Xhejo ngeli i vrarë nga një tjetër 14 vjeçar në fshatin Pirg të bashkisë Maliq, pasi Enedio Guri e goditi per vdekje me thikë
Bashkë me autorin e krimit, u arrestuan atë kohë edhe babai dhe xhaxhai i këtij krimi si bashkëpunëtorë të ngjarjes
Para dy javësh gjykata e Apelit në Tiranë liroi nga burgu babain dhe xhaxhain e Enedio Guri, duke i çuar në arrest me shtëpi
“Vrasja e dytë” e djalit 14 vjeçar e kanë cilësuar të dy prindërit qe flasin për herë të parë për median
“Ndihem e shkatërruar. Të shkatërruar me shume se c’ishim. Gjykata liroi dhe ndjen keqardhje për ata e nuk mendojnë për një fëmijë që iku? Edhe djali i madh ndien mungesën e vëllait. Kërkoj drejtësinë, I vetmi ngushëllim për ne, pavarësisht se Eraldi jonë nuk kthehet më, e vetmja ngushëllim është drejtësia. Nuk mund të rrijë xhaxhai dhe babai i autorit si pa te keq ne shtëpi. Deri tani nuk kishim fuqi të flisnim por duke parë gjërat si po ecin, nga kjo e morëm mundimin të flasim. E kemi frikën se gjërat mund të mos shkojnë siç duhet. Ata duhet të ishin brenda tani dhe jo në shtëpi.
Gjykatësja të vendosë drejtësi me dorën në zemër, të mendojë si për fëmijët dhe nipërinjte e tyre, mund të thonë edukoni fëmijët që mos arrini në këtë ditë por sot po e pësojnë fëmijët që janë të edukuar dhe të pafajshëm. Fëmijët e edukuar po e pësojnë nga fëmijët e atillë siç ishte Enedio Guri. Siç ishte Eraldi jonë. “


