Close Menu
Bufi UrteBufi Urte
    What's Hot

    DVP Korçë: Arrestime për drejtim në gjendje të dehur, shkelje të masës “arrest në shtëpi” dhe vepra të tjera penale

    March 31, 2026

    Largohen tregtarët ambulantë nga aksi Korçë–Pogradec, fermerët kërkojnë zgjidhje për tregtimin e produkteve

    March 30, 2026

    Niko Peleshi: Reforma territoriale duhet të jetë bipartizane dhe të çlirojë potencialet ekonomike të bashkive

    March 29, 2026
    Facebook X (Twitter) Instagram
    • Na kontaktoni
    • Punesim
    • Marketing
    Facebook Instagram
    Bufi UrteBufi Urte
    • Home
    • Vendi
    • Rajoni
    • Evropa
    • Bota
    • Kulture
    • Jetese
    • Sport
    Bufi UrteBufi Urte
    Home » Myftiu i Korçës ironizon qeverinë; “Tani që miratuat ligjin e barazisë gjinore, përfitojnë fermerët fonde nga IPARD?”
    Vendi

    Myftiu i Korçës ironizon qeverinë; “Tani që miratuat ligjin e barazisë gjinore, përfitojnë fermerët fonde nga IPARD?”

    November 10, 2025Updated:November 10, 2025
    Facebook WhatsApp Copy Link
    Share
    Facebook WhatsApp Copy Link

    Myftiu i Korçës, Ledian Cikalleshi, kundër projektligjit për barazinë gjinore: “Po imponohet një agjendë që nuk është problem real i shoqërisë”

    Myftiu i Korçës, Ledian Cikalleshi, ka shprehur shqetësimin e komuniteteve fetare lidhur me projektligjin e fundit ku u votuan termat “barazi gjinore” dhe “diskriminim”. Sipas tij, procesi i konsultimit publik nuk ka marrë në konsideratë vërejtjet e komuniteteve fetare, ndërsa ligji është miratuar “si imponim nga Bashkimi Europian” dhe jo si një nevojë reale e shoqërisë shqiptare.

    Your browser does not support the video tag.

    “Gjatë gjithë procesit të dëgjimit, ne jemi interesuar për të ruajtur vlerën e familjes, por asnjë nga vërejtjet tona nuk u mor parasysh. Ata që e votuan, thanë se kështu kërkonte BE-ja. Pra, nuk erdhi si një nevojë reale e shoqërisë, por si imponim”, ka deklaruar Cikalleshi.

    Myftiu theksoi se Shqipëria përballet me probleme shumë më të mëdha, si emigracioni apo moszhvillimi ekonomik, ndërsa çështjet e barazisë gjinore, sipas tij, nuk përbëjnë prioritet. “Kemi disa vite që nuk përfitojmë nga fondet IPARD të BE-së. Kjo nuk ka ndodhur për shkak të mungesës së ligjit për barazinë gjinore. Edhe tani që u miratua, nuk besoj se fondet do të vërshojnë”, shtoi ai.

    Në vijim, Cikalleshi u shpreh se besimet fetare në Shqipëri përpiqen të ruajnë familjen dhe shoqërinë nga antivlerat, duke theksuar se “agjenda të tilla që duken si mbrojtje nga diskriminimi, në praktikë hapin rrugë për pasoja të tjera”. Ai paralajmëroi se pas këtij ligji, “do të diskutohet edhe martesa e të njëjtës gjini”, duke shtuar se “në vende të tjera janë parë pasoja absurde të tilla nisma”.

    Sipas tij, çështjet që lidhen me identitetin gjinor janë “të gabuara fetarisht dhe shkencërisht”. “Nuk ka teori që njeriu lind në trup të gabuar”, u shpreh Cikalleshi, duke kritikuar gjithashtu mungesën e aksesit të komuniteteve fetare në edukimin e fëmijëve në shkolla.

    Ai theksoi se ndërkohë që fetarët përjashtohen nga edukimi moral i të rinjve, “agjenda të tjera ideologjike” marrin hapësirë në sistemin arsimor. “Sa më të vegjël fëmijët, aq më e lehtë është të ndikohen për trajtime hormonale apo operacione që i përshtatin me ideologjinë e tyre”, përfundoi myftiu i Korçës.

    Tona
    Selita
    Zeqillari
    Your browser does not support the video tag.
    Share. Facebook WhatsApp Copy Link
    ECO

    Related Posts

    DVP Korçë: Arrestime për drejtim në gjendje të dehur, shkelje të masës “arrest në shtëpi” dhe vepra të tjera penale

    March 31, 2026

    Largohen tregtarët ambulantë nga aksi Korçë–Pogradec, fermerët kërkojnë zgjidhje për tregtimin e produkteve

    March 30, 2026

    Niko Peleshi: Reforma territoriale duhet të jetë bipartizane dhe të çlirojë potencialet ekonomike të bashkive

    March 29, 2026

    Profesor Dr. Perikli Qirjazi shpallet “Qytetar Nderi” i Kolonjës

    March 28, 2026
    TE FUNDIT

    EKSKLUZIVE

    Aksidenti me vdekje në Bilisht, arrestohet 22-vjeçari (Emri)

    A e dini se Benito Musolini (Duçe) ka qëndruar në Zëmçë të Mokrës?

    Rreth 800 shtëpi pa drita në juglindje për shkak të motit të keq, reagon prefektura

    Advertisement
    eSIM SIGNAL
    Bufi Urte
    Facebook Instagram
    • Vendi
    • Rajoni
    • Evropa
    • Bota
    • Kulture
    • Jetese
    • Sport
    © 2026 Bufi Urte. Designed by Patron Marketing.

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.