Close Menu
Bufi UrteBufi Urte
    What's Hot

    Pogradec/ Kujtimi, beteja me kancerin dhe shpresa për të jetuar

    February 4, 2026

    Servisi, kontrolli dhe ‘kafeja’ që nuk ngop

    February 4, 2026

    Prokuroria Korçë dërgon në gjyq tre persona për fajde dhe pastrim parash

    February 4, 2026
    Facebook X (Twitter) Instagram
    • Na kontaktoni
    • Punesim
    • Marketing
    Facebook Instagram
    Bufi UrteBufi Urte
    • Home
    • Vendi
    • Rajoni
    • Evropa
    • Bota
    • Kulture
    • Jetese
    • Sport
    Bufi UrteBufi Urte
    Home » Moti i keq, Vengu paralajmëron ditë të vështira nga Maliqi: Reshjet do të rifillojnë, por…
    Vendi

    Moti i keq, Vengu paralajmëron ditë të vështira nga Maliqi: Reshjet do të rifillojnë, por…

    November 23, 2025
    Facebook WhatsApp Copy Link
    Share
    Facebook WhatsApp Copy Link

    Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu, ishte në fshatin Sheqeras të Maliqit këtë të diel për të parë nga afër problematikat e shkaktuara nga moti i keq. Në këtë zonë ka patur një shembje të argjinaturës duke vështirësuar punën e efektivëve në terren.

    Ai lajmëroi se drejt zonës po shkojnë mjete vetëshkarkuese për të ndihmuar me volumet e mëdha që kërkohen për të mbuluar dëmtimet e shkaktuara. Ai paralajmëroi se ditët në vijim do të jenë të vështira.

    Tona

    “Do jenë ditë të vështira sepse reshjet do rifillojnë, toka është si sfungjer praktikisht dhe është e vështirë të punohet në situata ku toka është shumë e pastabilizuar dhe e mbushur me ujë. Gjithsesi, po shtojmë forca në mënyrë që Maliqi mos të ketë problematikë në reshjet që do pasojnë gjatë javës që vjen”, tha Vengu.

    Ministri bëri me dije se në rang vendi ka 15 ura të dëmtuara, ku njëra prej tyre është shembur.

    “Do kërkojnë investim domethënës”, tha Vengu.

    Ministri bëri me dije se ka filluar shpërndarja e ndihmave në raste të caktuara. Qeveria ndër të tjera i ka kërkuar bashkive që të bëjnë kërkesat e tyre mbi ushqimet për blegtoritë, koncentratën për blegtorët e prekur.

    “Këto janë dy grupet më të prekura dhe strategjia jonë është tu qëndrojmë pranë duke ditur që do kemi ende reshje, nuk jemi jashtë rrezikut. Thjesht është një moment dielli që mundëson të vazhdojmë punën në terren. Presim prurje në mbarë vendin me intensitet shumë më të ulët se tre frontet e para meteorologjike, por edhe jugun e presim të vijojë të ketë prurje dhe basenet ujore në jug të vendit do vijojnë të kenë prurje, ndaj jemi në gatishmëri të plotë”, tha Vengu.

    Ministri bëri me dije se është ende herët për një bilanc, por deri në këto momente rezulton se mbi 1 mijë e 500 hektarë tokë janë nën ujë.

    “Ujërat po ulen në nivel në mbarë vendin e kjo na jep mundësinë të rikuperojmë argjinaturat. Ka diferencë të madhe mes bashkive që kanë arritur të bëjnë investimet e nevojshme dhe atyre që s’kanë patur mundësi të bëjnë investime. Në projektbuxhetin 2026 ne kemi një qasje të re sa i përket mbështetjes së bashkive sidomos atyre me më shumë risk për emergjencat civile duke i ardhur në mbështetje me fonde shtesë me një shpërndarje investimesh më të drejtë se në të kaluarën”, shtoi ministri

    Kazerma e Cerenit
    Ballkan Desina
    Zeqillari
    eSIM SIGNAL
    Share. Facebook WhatsApp Copy Link
    ECO

    Related Posts

    Pogradec/ Kujtimi, beteja me kancerin dhe shpresa për të jetuar

    February 4, 2026

    Servisi, kontrolli dhe ‘kafeja’ që nuk ngop

    February 4, 2026

    Prokuroria Korçë dërgon në gjyq tre persona për fajde dhe pastrim parash

    February 4, 2026

    Pogradec | Banorët e Gurrasit protestë para bashkisë: Tokat tona janë dhënë me qira pa të drejtë

    February 4, 2026
    TE FUNDIT

    Pogradec/ Kujtimi, beteja me kancerin dhe shpresa për të jetuar

    February 4, 2026

    Servisi, kontrolli dhe ‘kafeja’ që nuk ngop

    February 4, 2026

    Prokuroria Korçë dërgon në gjyq tre persona për fajde dhe pastrim parash

    February 4, 2026

    Pogradec | Banorët e Gurrasit protestë para bashkisë: Tokat tona janë dhënë me qira pa të drejtë

    February 4, 2026
    EKSKLUZIVE

    Gazetari Xhensil Shkëmbi shpallet “Personazhi Korçar i Vitit 2025”

    “Do marr hak për nënën time” – Flet vajza e shqiptarit që vrau gruan në Greqi

    Besa Spaho; “Turizmi, motori kryesor i zhvillimit ekonomik të qarkut”

    Advertisement
    eSIM SIGNAL
    Bufi Urte
    Facebook Instagram
    • Vendi
    • Rajoni
    • Evropa
    • Bota
    • Kulture
    • Jetese
    • Sport
    © 2026 Bufi Urte. Designed by Patron Marketing.

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.