Sipas hyrjes së materialit të buxhetit, prioritetet e Bashkisë Korçë janë:
- Zhvillimi ekonomik (turizëm, bujqësi, inovacion, edukim)
- Infrastruktura
- Shërbimet sociale
- Arti dhe kultura
- Sporti
Hyrja mbyllet me formulimin standard:
“Të gjitha këto drejtime ndërthuren në një buxhet të hartuar me transparencë, përgjegjshmëri dhe vizion të qartë.”
Në thelb, buxheti është një akt politik. Ai pasqyron jo deklaratat, por zgjedhjet reale të një bashkie, dhe është instrumenti kryesor i aksionit ekonomik vendor. Përballë kësaj hyrjeje “të bukur”, realiteti financiar dhe social i Bashkisë Korçë tregon një tablo krejt tjetër.
1. Trendi real: shpopullim dhe stanjacion ekonomik
Bashkia Korçë përballet me:
- Shpopullim në nivele alarmante, për arsye kryesisht ekonomike (INSTAT)
- Shtesë natyrore negative, më e forta në rang republike
- Emigracion masiv, veçanërisht i të rinjve – forca aktive e punës
📉 Korça ka shënuar rënien më të fortë të lindjeve në Shqipëri, me -16.8% vetëm në nëntëmujorin e vitit 2025.
Të dhënat e CENS 2023 tregojnë se në 10 vitet e fundit:
- Bashkia Korçë ka humbur rreth 16,000 banorë
- Nga 87 mijë, ka zbritur në rreth 60 mijë
- Vetë qyteti i Korçës ka rënë nga 51 mijë (2013) në 43 mijë (2023)
Korça sot nuk është “qyteti europian i rinisë”, por:
një qytet i plakur – një gerontokraci,
ku mbyllen shkolla dhe hapen azile.
Ironikisht, në materialin e buxhetit mungon numri real i popullsisë, një element bazë për çdo planifikim serioz. Dhe kur përdoret, merret nga gjendja civile, jo nga INSTAT apo CENS-i – një gabim metodologjik i rëndë.
2. Paradoksi: popullsia bie, buxheti rritet
Ndërsa popullsia largohet, buxheti:
- është rritur me rreth 1 miliard lekë në pak vite
- pa asnjë rritje reale ekonomike
📊 Buxheti 2016–2026:
Nga 1.6 mld lekë → 2.61 mld lekë
Totali: mbi 21 miliard lekë
Por ky buxhet:
- nuk realizohet 100%
- realizohen pothuajse vetëm shpenzimet e personelit
- investimet mbeten kronikisht të parealizuara
3. Të ardhurat – varësi nga transfertat dhe lejet e ndërtimit
Mesatarja e realizimit të të ardhurave të veta është vetëm 65%.
Problemet kryesore:
- Varësi e lartë nga transfertat qendrore
- Varësi alarmante nga taksa e ndërtimit
- Dështim në mbledhjen e taksave vendore, pikërisht aty ku pesha është më e madhe
📌 Të ardhurat nga taksa + tarifa ≈ 1.2 mld lekë
📌 Shpenzime personeli > 1.28 mld lekë
Pra:
👉 Të gjitha të ardhurat e veta shkojnë vetëm për paga dhe sigurime
Nëse marrim parasysh realizimin real 65%, diferenca për vitin 2026 është:
-498 milion lekë
Kjo e bën Bashkinë Korçë strukturisht të varur nga transfertat, pa autonomi reale financiare.
4. Lejet e ndërtimit – rritje fiktive?
Në vitin 2026:
- 66.3% e rritjes së taksave vjen vetëm nga taksa e ndërtimit
- Bashkia planifikon rritje volumesh ndërtimi
Por në kushtet kur:
- euro është në minimum historik,
- çmimet e pasurive janë ndër më të lartat në rajon,
- kreditimi është në rënie,
- bizneset mbyllen,
- popullsia ikën,
lind pyetja legjitime:
❓ Nga vijnë këto para për ndërtim?
❓ Rritje ekonomike apo formalizim buxheti në letër?
Ligji 68/2017 përcakton që kjo taksë duhet të shkojë për investime, por materiali nuk sqaron sa % realisht ka shkuar për investime.
5. Shpenzimet e personelit – një barrë në rritje
Në vitin 2026:
- 49.1% e buxhetit shkon për paga
- Shpenzimet e personelit janë 2.4 herë më të larta se në 2016
Kjo rritje:
- nuk vjen vetëm nga indeksimi i pagave
- por nga rritja e numrit të punonjësve, sidomos në vite elektorale
📌 Raporti aktual:
- 1 punonjës për 45 banorë
- dikur: 1 për 300 banorë
Ky është “suksesi” i reformës territoriale në Korçë.
6. Investimet – pika më e dobët e buxhetit
- Mesatarja e realizimit: 34–45%
- Investimet zënë vetëm 12–14% të buxhetit total
Pra:
👉 Nga 100 lekë taksa, qytetarit i kthehen realisht më pak se 14 lekë në investime – dhe edhe ato, pjesërisht.
Nuk ka:
- kritere të qarta për përzgjedhjen e projekteve
- analizë kosto–përfitim
- fokus te grupet vulnerabël
- sinergji territoriale e investimeve
7. Festa, turizmi dhe propaganda
Buxheti favorizon:
- festa promocionale (sidomos Festa e Birrës)
- jo nevoja sociale reale
Turizmi:
- matet me numër turistësh, jo me të ardhura
- nuk ka statistika publike
- bujqësia lokale është në rënie
- bujtinat po mbyllen
Pa prodhim vendas, nuk ka turizëm real, vetëm konsum importi.
8. Red flags dhe auditime
Bashkia Korçë:
- është në top listë për shpopullim
- por edhe për tendera me red flag
- vetëm në disa muaj janë prokuruar qindra milionë lekë me procedura problematike
Këto nuk janë opinione, por të dhëna të KLSH-së.
Përfundim
Ky buxhet:
- nuk pasqyron realitetin demografik
- nuk gjeneron zhvillim ekonomik
- nuk kthen shërbime në raport me barrën fiskale
- dhe nuk është as transparent, as efikas
Është një buxhet që rritet në letër, ndërsa Korça tkurret në jetë reale.




