Close Menu
Bufi UrteBufi Urte
    What's Hot

    Pogradec/ Kujtimi, beteja me kancerin dhe shpresa për të jetuar

    February 4, 2026

    Servisi, kontrolli dhe ‘kafeja’ që nuk ngop

    February 4, 2026

    Prokuroria Korçë dërgon në gjyq tre persona për fajde dhe pastrim parash

    February 4, 2026
    Facebook X (Twitter) Instagram
    • Na kontaktoni
    • Punesim
    • Marketing
    Facebook Instagram
    Bufi UrteBufi Urte
    • Home
    • Vendi
    • Rajoni
    • Evropa
    • Bota
    • Kulture
    • Jetese
    • Sport
    Bufi UrteBufi Urte
    Home » Ministrja Diella “merr rryshfet” në Karnavalet e Vevçanit, në Maqedoninë e Veriut
    Bota

    Ministrja Diella “merr rryshfet” në Karnavalet e Vevçanit, në Maqedoninë e Veriut

    January 14, 2026
    Facebook WhatsApp Copy Link
    Share
    Facebook WhatsApp Copy Link

    Karnavalet e Vevçanit në Maqedoninë e Veriut, të zhvilluara me rastin e Vitit të Ri 2026 sipas kalendarit julian, u shndërruan edhe këtë vit në një skenë satire politike dhe reflektimi shoqëror. Në mesin e personazheve të maskuar, vëmendje të veçantë tërhoqën figurat që ironizonin qeverinë shqiptare, kryeministrin Edi Rama, policinë dhe ministren “Diella”, një formë tipike për karnavalet e Vevçanit, ku kritika shprehet përmes humorit dhe groteskut.

    “Kjo është ministrja artificiale e Shqipërisë, kryeministri dhe Diella. Ajo është këtu sepse ne nesër do t’i japim ryshfet, jo sot, do t’i japim ryshfet nesër”,

    Tona

    ndërsa një i ri nga turma ndërhyri me thirrjen “Zero korrupsion”, duke e thelluar më mesazhin satirik.

    Banorët theksojnë se festimi dhe maskimi në Vevçan trashëgohen prej më shumë se dy mijë vitesh dhe lidhen drejtpërdrejt me ardhjen e Vitit të Ri. Sipas tyre, çdo vizitor është i mirëpritur, pa asnjë dallim origjine duke nënvizuar se përmes karnavaleve ironizojnë dhe reflektojnë mbi veprimet e politikanëve, biznesmenëve dhe figurave publike.

    “Ne vevçanasit, nga 365 ditë të vitit, 364 ditë nuk mbajmë maskë, ndërsa ditën e 365-të vendosim maskë. Ata që 364 ditë mbajnë maskë në fytyrë, ditën e 365-të vijnë në Vevçan për të parë se si kanë qenë gjatë gjithë vitit.
    Zakonisht, të gjitha gjërat jonormale që kanë ndodhur nga politikanë, nga biznesmenë e kështu me radhë, vevçanasit pa marrë parasysh se nga vijnë qeshin me to.”

    “Festojmë Shën Vasilin, që përkon me Vitin e Ri, këtu në Vevçan. Jemi duke imituar gjermanët, si në festën e birrës, por ndryshe nga ata jemi të veshur me rrobat tone popullore tradicionale. Këtë festë ne e kemi të trashëguar brez pas brezi dhe sot po e trashëgojnë njëjtë edhe të rinjtë”

    Karnavalet përkojnë me festimin e Shën Vasilit, që në RMV lidhet me Vitin e Ri. Edhe pse disa e krahasojnë atmosferën me festa të njohura europiane, vevçanasit theksojnë se dallimi qëndron te veshjet popullore tradicionale dhe trashëgimia autentike, e transmetuar brez pas brezi dhe e ruajtur sot edhe nga të rinjtë.

    Këto karnavale, mblodhën këtë vit mbi 400 pjesëmarrës të maskuar, duke konfirmuar edhe një herë Vevçanin si një nga ngjarjet më unike kulturore dhe satirike në rajon.

    Kazerma e Cerenit
    Ballkan Desina
    Zeqillari
    eSIM SIGNAL
    Share. Facebook WhatsApp Copy Link
    ECO

    Related Posts

    Rekord historik, administrata Trump anulon mbi 100 mijë viza amerikane

    January 13, 2026

    Alban Daci: ‘Doktrina II’ dhe rendi i ri në Ballkan

    January 3, 2026

    Skënder Minxhozi: Maduro, çmimi i vezëve dhe loja amerikane e shahut me Kinën

    January 3, 2026

    Pse Finlanda nuk e ka frikë dezinformimin?

    December 21, 2025
    TE FUNDIT

    Pogradec/ Kujtimi, beteja me kancerin dhe shpresa për të jetuar

    February 4, 2026

    Servisi, kontrolli dhe ‘kafeja’ që nuk ngop

    February 4, 2026

    Prokuroria Korçë dërgon në gjyq tre persona për fajde dhe pastrim parash

    February 4, 2026

    Pogradec | Banorët e Gurrasit protestë para bashkisë: Tokat tona janë dhënë me qira pa të drejtë

    February 4, 2026
    EKSKLUZIVE

    Emri – Arrestohet shoferi i autobusit, kontrabandë 100 mijë euro në Kapshticë

    Liceu Francez, historia e shkolles se famshme dhe fati i ish-nënësve

    Korça me bilanc negativ me lindjet/ Raporti i INSTAT, në gjysmën e qarqeve ka më shumë vdekje. Tirana motori demografik

    Advertisement
    eSIM SIGNAL
    Bufi Urte
    Facebook Instagram
    • Vendi
    • Rajoni
    • Evropa
    • Bota
    • Kulture
    • Jetese
    • Sport
    © 2026 Bufi Urte. Designed by Patron Marketing.

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.