Close Menu
Bufi UrteBufi Urte
    What's Hot

    Aksidente dhe veprime penale në Pogradec

    March 22, 2026

    Projekti 1 miliard Euro në Bilisht, a fshihet Mirsad Uruçi pas “investitorëve amerikanë”

    March 22, 2026

    Reportazh-Teqeja e Melçanit/ Vendi ku gjen qetësinë shpirtërore, mrekullia që pret çdo besimtar

    March 22, 2026
    Facebook X (Twitter) Instagram
    • Na kontaktoni
    • Punesim
    • Marketing
    Facebook Instagram
    Bufi UrteBufi Urte
    • Home
    • Vendi
    • Rajoni
    • Evropa
    • Bota
    • Kulture
    • Jetese
    • Sport
    Bufi UrteBufi Urte
    Home » Merkato për dublim rolesh, Egnatia “pazar” në Korçë
    Vendi

    Merkato për dublim rolesh, Egnatia “pazar” në Korçë

    June 11, 2025
    Facebook WhatsApp Copy Link
    Share
    Facebook WhatsApp Copy Link

    Egnatia po punon me kujdes në ndërtimin e skuadrës për sezonin e ri, me një synim të qartë: Të ketë të dubluar çdo pozicion në fushë. Strategjia e klubit nga Rrogozhina është të krijojë një grup të balancuar dhe konkurrues, që të mos varet nga asnjë individ dhe të jetë e mbrojtur nga mungesat për shkak dëmtimesh apo pezullimesh.Të motivuar pas rënies në Kategorinë e Parë, reagon mbrojtësi korçar: Skënderbeu nuk vdes kurrë!

    VENDI – Stafi teknik, në bashkëpunim me drejtuesit e merkatos, ka hartuar një plan ku çdo rol, nga porta e deri në sulm, do të ketë dy lojtarë me nivel të përafërt. Kjo do t’i japë trajnerit më shumë alternativa dhe fleksibilitet gjatë sezonit, duke garantuar një ritëm të qëndrueshëm në paraqitjet e skuadrës si në kampionat ashtu edhe në Kupë. Krahas ruajtjes së bërthamës së skuadrës, Egnatia po mendon edhe për afrimet e reja, ku fokusi është te lojtarët me eksperiencë në Superiore, por edhe tek të rinjtë me potencial. Ky model i balancuar pritet të forcojë konkurrencën e brendshme dhe të rrisë cilësinë në çdo repart.

    Your browser does not support the video tag.

    SHAQE – Një nga emrat që ka tërhequr vëmendjen e drejtuesve të klubit është mbrojtësi i majtë i Skënderbeut, Klevis Shaqe. 25-vjeçari ka bërë një sezon të mirë me korçarët në Kategorinë Superiore, duke spikatur me qëndrueshmëri dhe disiplinë taktike në krahun e majtë të mbrojtjes. Në Rrogozhinë po mendojnë për një alternativë të vlefshme ndaj Edison Ndrecës, i cili është një nga pikat kyçe të formacionit, por që ka pasur probleme fizike për arsye dëmtimi. Shaqe shihet si profili i duhur për të sjellë balancë dhe konkurrencë në këtë pozicion. Me korçarët ai ka luajtur 24 ndeshje në sezonin e fundit, duke qenë një nga futbollistët më stabël. Gjithsesi, mbetet për t’u parë nëse Egnatia do të shkojë deri te mbrojtësi i Skënderbeut.

    ASNJË AFRIM – Merkatoja verore është hapur dhe klubet kanë nisur lëvizjet për të përforcuar grupet. Egnatia nuk ka zyrtarizuar asnjë afrim të ri, por burime pranë klubit bëjnë me dije se drejtuesit po analizojnë me kujdes tregun dhe nuk kanë ndërmend të nxitohen. Objektivi është të afrohen lojtarë cilësorë që i përshtaten filozofisë së trajnerit dhe të rrisin konkurrencën në skuadër. Pavarësisht interesit për disa emra, si dhe kontakteve të hapura në prapaskenë, Egnatia po pret momentin e duhur për të konkretizuar lëvizjet e para.

    Tona
    Selita
    Zeqillari
    Your browser does not support the video tag.
    KF Skënderbeu Korçë sport
    Share. Facebook WhatsApp Copy Link
    ECO

    Related Posts

    Aksidente dhe veprime penale në Pogradec

    March 22, 2026

    Projekti 1 miliard Euro në Bilisht, a fshihet Mirsad Uruçi pas “investitorëve amerikanë”

    March 22, 2026

    Reportazh-Teqeja e Melçanit/ Vendi ku gjen qetësinë shpirtërore, mrekullia që pret çdo besimtar

    March 22, 2026

    Amerikanët dhe grekët, investim 1 mld € për minierat e Bilishtit. A ishte kjo arsyeja e vizitës së ambasadores amerikane te Rama?

    March 19, 2026
    TE FUNDIT

    Aksidente dhe veprime penale në Pogradec

    March 22, 2026

    Projekti 1 miliard Euro në Bilisht, a fshihet Mirsad Uruçi pas “investitorëve amerikanë”

    March 22, 2026

    Reportazh-Teqeja e Melçanit/ Vendi ku gjen qetësinë shpirtërore, mrekullia që pret çdo besimtar

    March 22, 2026

    Amerikanët dhe grekët, investim 1 mld € për minierat e Bilishtit. A ishte kjo arsyeja e vizitës së ambasadores amerikane te Rama?

    March 19, 2026
    EKSKLUZIVE

    Pas një sezoni të shkuar dëm dhe rënies nga kategoria superiore, Skënderbeu kërkon edhe njëherë tjetër të rikthehet në elitën e futbollit shqiptar

    Mësuesi nga Korça ngacmonte vajzat e mitura, Prokuroria mbyll hetimet – ja për çfarë akuzohet

    Qarku Korçë – Arrestim për aksident me pasojë vdekjen, procedime për kalim të paligjshëm kufiri dhe zjarrvënie nga pakujdesia

    Advertisement
    eSIM SIGNAL
    Bufi Urte
    Facebook Instagram
    • Vendi
    • Rajoni
    • Evropa
    • Bota
    • Kulture
    • Jetese
    • Sport
    © 2026 Bufi Urte. Designed by Patron Marketing.

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.