Operatoret turistike te ulin cmimet! Qeveria te prodhoje politika, e te mos beje videoklipe!
Edhe sikur ti numerojme nga dy here pasagjeret ne Rinas, serish ky vit nuk do te jete nje sukses ne turizem.
Kalova nje fundjave ne Pogradec. Qyeti ishte plot njerez e gjalleri. Tek-tuk defjiva ndonje te huaj.
Restorantet plot dhe te gjeje hotel apo shtepi ishte e veshtire.
U akomodova ne nje shtepi te re. Dhoma duplex, per nje cift dhe 2 femije, me aneks gatimi, 40 Euro( po flas me Euro dhe po e quaj 1/100). Super komoditet.
Ne restorante mundesi per cdo kend, sipas mindesise. Cmimet mese te arsyeshme.
Cadra? 4€ tek privati, 0 nese shtron peshqirin tend.
Nje jave me pare isha ne nje fshat te Jugut, Piqeras. Ne nje hotel te ri, ende me dhera perreth. 150€ e njejta dhome(cift dhe 3 femije), vetem gjumi. Asnje sherbim tjeter, as nje kafe per mengjes.
Ne nje shtepi, nje dhome 3 x 3, 60€(per hater),me vetem nje prize e asnje sherbim tjeter, as nje kafe per mengjes.
Cmimet e ushqimit? 8-10 € nje sufllaqe.
Parkingu, 5 € nata.
Cadrat? 15-20 €
Fshati? Si te gjithe fshatart shqiptare. Pluhur, kaos, rremuje.
Perse keto cmime? Cfare i justifikon?
Cfare e justifikon nje cader nga 50-100€ ne “Maldivet” e leshit ne Ksamil, kur sapo le bregun e futesh ne qyteze edhe Google Maps nuk ben derman nga kaosi urban.
Perse ne Sarande duhet te paguash me shume se ne Antalia per te pushuar? Cfare ofron xhanem?
Reklamat e sforcuara te qeverise neper portale te huaja, te cilat me pas merren e tirren nga mediat tona, kane krijuar nje realitet te rreme.
Lajmet trullosese cdo dite per “Perlen e Mesdheut”, “Maldivet Shqiptare”, “Mrekulline e pazbuluar te Europes”, i bene pronaret e shtepive dhe hoteleve te besojne vertet ne ate qe nuk jane. I bene te besojne se ka nje Shqiperi tjeter, jo kjo qe shohim cdo dite, dhe kjo eshte Shqiperia televizive.
Reklama shkaktoi rritjen e vizitoreve nga vende te tjera, Italia apo Europa Qendrore(nuk dine sa nga ata qe erdhen nje here i kthyen serish). Me kete entuziazem, u percmua dhe u perbuz pushuesi kosovar, “sufllaqexhiu”, “byreku me kos”, qe refuzonte te paguante 10€ nje pjate makarona me nje midhje dhe dy minikarkaleca, por blinte ushqime ne market.
Euforia e reklamave i beri bregdetasit e jugut te besonin se ne shtepite e tyre do vinte vete Jef Bezos e do lidhte jahtin e tij tek huri i gardhit te tyre.
Jef erdhi per te blere karburant me te lire e per te shkarkuar depozitat, por jo per pushime. Po, nderkohe iken edhe kosovaret, me ne Veri apo ne Ulqin e Turqi.
Ne fakt cfare ofrojme ne, vec detit qe nuk eshte pune e jona?
-Akomodim qe le per te deshiruar!
-Sherbim qe le per te deshiruar!
-Infastrukture qe le shume per te deshiruar!
-Qytete pa transport publik!
-Qytete qe nuk menaxhojne por djegin plehrat ne natyre ne mes te sezonit!
-Rruge te mbushura me mbetje!
-Ujera te zeza qe derdhen 100% ne det.
-Mungese mundesie per aktivitete te tjera vec plazhit.
Atehere cfare ua justifikon keto cmime o njerez?
Mesimet qe duhen nxjerre:
Korca pati nje boom vizitoresh gjate pandemise. Brenda nje viti te flije nje Korce kushtonte sa ne Berlin. Vitin e fundit Korca u braktis.
Jugu bregdetar sivjet po perpelitet per mbijetese.
Nje sygjerim:
Ulni cmimet ne perputhje me ate qe ofojme, ndryshe nuk do jete e larget dita kur te shkoni vete per te punuar kamariere.
Qeveria te mos sillet si agjenci reklamash, por te prodhoje politika orientimi per turizmin. Per kete pune e ka nje Ministri Turizmi, nuk e ka per videoklipe rrjetesh sociale.
Foto: Pogradec