Pjesë e parë katastrofike për Skënderbeun në testin e parë miqësor ndaj Strugës së Bledi Shkëmbit. Skuadra korçare i mbylli 45 minutat me rezultatin befasues 0-4.
Dominim absolut i miqve nga Struga, ku padyshim ylli i fragmentit të parë të ndeshjes ishte sulmuesi Basiru Kampaore i cili arriti të tunde plot 3 herë rrjetën e Marko Alias. “Pokeri” u kompletua nga autogoli i qendërmbrojtësit Dumfur.
Ekipi i Ernest Gjokës arriti të prodhonte shumë pak në pjesën e parë, duke regjistruar vetëm 1 gjuajtje në kuadrat me anë të mesfushorit Janaqi!
Në pjesën e dytë, vendasit tentuan të reagonin por nuk ja dolën, teksa rezultati mbeti i pandryshuar 0 me 4. Rastet e rrezikshme ishin me pikatore, ndërsa të dy trajnerët hodhën në fushë të gjithë lojtarët që kishin në dispozicion.
Skënderbeu-Struga 0-4
Basiru Kompaore 18′, 20′, 38′, Dumfur 30′ (autogol)
Skënderbeu: Alia, Shaqe, Nasto, Dumfur, Vangjeli, Janaqi, Franklin, Estrela, Çuçka, Nasr, Tajo
Kartonë të verdhë: Janaqi 10′