Close Menu
Bufi UrteBufi Urte
    What's Hot

    Profesor Dr. Perikli Qirjazi shpallet “Qytetar Nderi” i Kolonjës

    March 28, 2026

    Makinat bëhen “copë”, aksident në Korçë, tre të plagosur

    March 28, 2026

    Korçë – Arrestime, procedime penale dhe konflikt me të plagosur

    March 28, 2026
    Facebook X (Twitter) Instagram
    • Na kontaktoni
    • Punesim
    • Marketing
    Facebook Instagram
    Bufi UrteBufi Urte
    • Home
    • Vendi
    • Rajoni
    • Evropa
    • Bota
    • Kulture
    • Jetese
    • Sport
    Bufi UrteBufi Urte
    Home » Maqedonasit e Pustecit; “Jemi kundër ndërtimit të qendrave pritëse për emigrantët e paligjshëm”
    Vendi

    Maqedonasit e Pustecit; “Jemi kundër ndërtimit të qendrave pritëse për emigrantët e paligjshëm”

    January 18, 2026
    Facebook WhatsApp Copy Link
    Screenshot
    Share
    Facebook WhatsApp Copy Link

    Partia Aleanca e Maqedonasve për Integrimin Europian (AMIE) shpreh shqetësimin e thellë dhe kundërshtimin e vendosur të komunitetit maqedonas të Bashkisë Pustec ndaj vendimit të Qeverisë Shqiptare për hapjen e tre qendrave pritëse për emigrantët në territorin e kësaj bashkie, konkretisht në Njësinë Administrative Zrnosko, në fushën sportive të Pustecit dhe në fushën sportive të fshatit Dollna Gorica.

    Ky vendim buron nga akti normativ “Për miratimin e Planit Kombëtar të Kontigjencës për flukset e përziera migratore 2026–2028”, i botuar në Fletoren Zyrtare, sipas të cilit, në rast krize, për menaxhimin e flukseve migratore parashikohet ngritja e 20 qendrave pritëse për emigrantët në territorin e Republikës së Shqipërisë gjatë dy viteve të ardhshme. Këto qendra janë planifikuar për emigrantë nga Afganistani, Pakistani, Irani, Siria, Libani dhe Gaza, të cilët përdorin Shqipërinë si vend tranziti drejt Bashkimit Europian.

    Your browser does not support the video tag.

    Aleanca e Maqedonasve për Integrimin Europian denoncon faktin se ky vendim është marrë pa asnjë konsultim publik me banorët e komunitetit maqedonas të Bashkisë Pustec, pa përfshirjen e pushtetit vendor dhe pa dialog me aktorët lokalë, duke shkelur rëndë parimet e vetëqeverisjes vendore, transparencës dhe demokracisë pjesëmarrëse.

    Theksojmë se të tre zonat e parashikuara për ndërtimin e qendrave pritëse ndodhen buzë Liqenit të Prespës, ndërkohë që i gjithë territori i Bashkisë Pustec është pjesë e Parkut Kombëtar të Prespës, një zonë e mbrojtur me rëndësi të veçantë mjedisore, kulturore dhe turistike. Për më tepër, Bashkia Pustec është shpallur zonë turistike, ndërsa fshati Zrnosko është përfshirë nga vetë Qeveria Shqiptare në programin e 100 fshatrave turistike.

    Banorët e komunitetit maqedonas në Prespë nuk kërkojnë qendra pritëse për emigrantë, por investime konkrete në infrastrukturë, turizëm, bujqësi dhe zhvillim të qëndrueshëm, me qëllim shndërrimin e Prespës në një destinacion të mirëfilltë turistik dhe ndaljen e procesit të shpopullimit të zonës.

    Hapja e këtyre qendrave, e kombinuar me mungesën e plotë të investimeve shtetërore, rrezikon të thellojë edhe më tej emigrimin e banorëve të Bashkisë Pustec nga vendlindja e tyre, duke vënë seriozisht në rrezik ekzistencën dhe vazhdimësinë e komunitetit maqedonas në këtë zonë.

    Aleanca e Maqedonasve për Integrimin Europian i kërkon Qeverisë Shqiptare:

    • Heqjen e menjëhershme të Bashkisë Pustec nga harta e parashikuar për ngritjen e qendrave pritëse për emigrantët;
    • Planifikimin dhe realizimin e investimeve konkrete në infrastrukturë dhe zhvillim lokal, duke marrë parasysh faktin se zona e Prespës është lënë pas dore nga të gjitha qeveritë gjatë 35 viteve të fundit.

    AMIE vlerëson se ky vendim përbën cenim të drejtpërdrejtë të Nenit 16 të Ligjit nr. 96/2017 “Për mbrojtjen e pakicave kombëtare në Republikën e Shqipërisë”, i cili ndalon shprehimisht marrjen e masave shtetërore që ndryshojnë ose synojnë të ndryshojnë përbërjen demografike të njësive të vetëqeverisjes vendore të banuara nga pakicat kombëtare.

    Vendosja e qendrave pritëse për emigrantë në një bashki me popullsi autoktone maqedonase përbën një ndërhyrje demografike me pasoja afatgjata, e cila rrezikon seriozisht ekzistencën, identitetin dhe qëndrueshmërinë e këtij komuniteti, si dhe do të ketë ndikim negativ në zhvillimin e turizmit në zonën e Prespës.

    Aleanca e Maqedonasve për Integrimin Europian do të ndjekë të gjitha rrugët ligjore dhe institucionale për mbrojtjen e të drejtave të komunitetit maqedonas në Bashkinë Pustec dhe u bën thirrje institucioneve shtetërore që të respektojnë ligjin, mjedisin, identitetin dhe vullnetin e banorëve autoktonë të Prespës.

    Tona
    Selita
    Zeqillari
    Your browser does not support the video tag.
    Share. Facebook WhatsApp Copy Link
    ECO

    Related Posts

    Profesor Dr. Perikli Qirjazi shpallet “Qytetar Nderi” i Kolonjës

    March 28, 2026

    Makinat bëhen “copë”, aksident në Korçë, tre të plagosur

    March 28, 2026

    Korçë – Arrestime, procedime penale dhe konflikt me të plagosur

    March 28, 2026

    Arrestime dhe procedime në Korçë e Pogradec, denoncohet edhe një vjedhje në banesë

    March 27, 2026
    TE FUNDIT

    Profesor Dr. Perikli Qirjazi shpallet “Qytetar Nderi” i Kolonjës

    March 28, 2026

    Makinat bëhen “copë”, aksident në Korçë, tre të plagosur

    March 28, 2026

    Korçë – Arrestime, procedime penale dhe konflikt me të plagosur

    March 28, 2026

    Sfida mes Elbasanit dhe Skenderbeut mbyllet me dy gola, pretendentet shenojnë në pjesën e parë

    March 28, 2026
    EKSKLUZIVE

    Përfshihet nga flakët, shkrumbohet banesa dykatëshe në Korçë. Detaje

    Korçë – Arrestime, procedime penale dhe aksidente në 24 orët e fundit

    35 vite pa një situatë të tillë – Sheqerasi në alarm nga reshjet

    Advertisement
    eSIM SIGNAL
    Bufi Urte
    Facebook Instagram
    • Vendi
    • Rajoni
    • Evropa
    • Bota
    • Kulture
    • Jetese
    • Sport
    © 2026 Bufi Urte. Designed by Patron Marketing.

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.