Close Menu
Bufi UrteBufi Urte
    What's Hot

    Aksidente dhe veprime penale në Pogradec

    March 22, 2026

    Projekti 1 miliard Euro në Bilisht, a fshihet Mirsad Uruçi pas “investitorëve amerikanë”

    March 22, 2026

    Reportazh-Teqeja e Melçanit/ Vendi ku gjen qetësinë shpirtërore, mrekullia që pret çdo besimtar

    March 22, 2026
    Facebook X (Twitter) Instagram
    • Na kontaktoni
    • Punesim
    • Marketing
    Facebook Instagram
    Bufi UrteBufi Urte
    • Home
    • Vendi
    • Rajoni
    • Evropa
    • Bota
    • Kulture
    • Jetese
    • Sport
    Bufi UrteBufi Urte
    Home » Lëvizje të mëdha në volejboll: Santiel Kamenica largohet nga Skënderbeu, drejt Tiranës
    Sport

    Lëvizje të mëdha në volejboll: Santiel Kamenica largohet nga Skënderbeu, drejt Tiranës

    June 29, 2025
    Facebook WhatsApp Copy Link
    Share
    Facebook WhatsApp Copy Link

    Skuadra e volejbollit për meshkuj e Skënderbeut po përjeton një verë me lëvizje të rëndësishme në merkato. Një nga lajmet më të bujshme është largimi i volejbollistit Santiel Kamenica, i cili ka zgjedhur të transferohet te Tirana, duke lënë një boshllëk jo të vogël në formacionin korçar.

    Kamenica, një nga emrat më cilësorë dhe të qëndrueshëm të sezonit të kaluar, ka qenë një shtyllë për skuadrën e Skënderbeut, dhe largimi i tij përbën një sfidë për stafin teknik në rindërtimin e formacionit.

    Your browser does not support the video tag.

    Megjithatë, klubi nuk ka qëndruar duarkryq. Burime nga brenda ekipit bëjnë të ditur se janë arritur marrëveshjet me dy përforcime të rëndësishme nga jashtë: një volejbollist brazilian dhe një tjetër nga Venezuela. Dy emra të tjerë të huaj pritet të zyrtarizohen në ditët në vijim, çka tregon për një strategji ambicioze të klubit për të mbuluar boshllëqet dhe për të shtuar cilësinë në të gjitha repartet.

    Pavarësisht largimeve, Skënderbeu i trajnerit Arben Prifti e ka bërë të qartë se edhe këtë sezon synon maksimumin, duke luftuar për kreun e kampionatit dhe për trofetë e volejbollit shqiptar.

    Merkatoja është ende e hapur dhe javët në vijim pritet të jenë vendimtare për kompletimin e skuadrës korçare.

    Tona
    Selita
    Zeqillari
    Your browser does not support the video tag.
    Skënderbeu Volejboll
    Share. Facebook WhatsApp Copy Link
    ECO

    Related Posts

    “Nuk kishim fat me Tiranën”, Zguro ëndërron te Pogradeci: S’ka çfarë bën Skënderbeu dhe Laçi nëse…

    March 18, 2026

    Skënderbeu ruan kreun në Fier, Pogradeci fiton në Kavajë

    March 14, 2026

    Lufta për Superioren / Gjithçka sipas planeve! Sfidat e Skënderbeut, Laçit dhe Pogradecit mbyllen me 10 gola.

    March 7, 2026

    Pogradeci, skuadra që shkruan historinë e këtij sezoni në volejbollin e femrave

    March 7, 2026
    TE FUNDIT

    Aksidente dhe veprime penale në Pogradec

    March 22, 2026

    Projekti 1 miliard Euro në Bilisht, a fshihet Mirsad Uruçi pas “investitorëve amerikanë”

    March 22, 2026

    Reportazh-Teqeja e Melçanit/ Vendi ku gjen qetësinë shpirtërore, mrekullia që pret çdo besimtar

    March 22, 2026

    Amerikanët dhe grekët, investim 1 mld € për minierat e Bilishtit. A ishte kjo arsyeja e vizitës së ambasadores amerikane te Rama?

    March 19, 2026
    EKSKLUZIVE

    Klubi i Futbollit Tirana njofton përfundimin e bashkëpunimit me trajnerin Bledi Shkëmbi.

    Nga Mentor Kikia – Sa më shumë ikin vitet, aq më madhështor bëhet Tani!

    Permbysje e çmendur e Skënderbeut, vijon ecurinë perfekte dhe thellon më shumë diferencen me Laçin

    Advertisement
    eSIM SIGNAL
    Bufi Urte
    Facebook Instagram
    • Vendi
    • Rajoni
    • Evropa
    • Bota
    • Kulture
    • Jetese
    • Sport
    © 2026 Bufi Urte. Designed by Patron Marketing.

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.