Close Menu
Bufi UrteBufi Urte
    What's Hot

    Procedim për dy të mitur në Pogradec, denoncim për largim nga banesa në Korçë dhe vjedhje në Maliq

    February 25, 2026

    Lejohet qarkullimi i mjeteve të rënda drejt Bllatës, DVKM Korçë procedon dy shtetas dhe kap 2 migrantë të parregullt

    February 25, 2026

    Izolimi i juglindjes për shkak të mbylljes së qarkullimit nga Librazhdi në Pogradec ka sjellë anulim masiv rezervimesh.

    February 25, 2026
    Facebook X (Twitter) Instagram
    • Na kontaktoni
    • Punesim
    • Marketing
    Facebook Instagram
    Bufi UrteBufi Urte
    • Home
    • Vendi
    • Rajoni
    • Evropa
    • Bota
    • Kulture
    • Jetese
    • Sport
    Bufi UrteBufi Urte
    Home » Lejohet qarkullimi i mjeteve të rënda drejt Bllatës, DVKM Korçë procedon dy shtetas dhe kap 2 migrantë të parregullt
    Vendi

    Lejohet qarkullimi i mjeteve të rënda drejt Bllatës, DVKM Korçë procedon dy shtetas dhe kap 2 migrantë të parregullt

    February 25, 2026
    Facebook WhatsApp Copy Link
    Share
    Facebook WhatsApp Copy Link

    Autoritetet e Maqedonia e Veriut kanë njoftuar, nëpërmjet Qendrës së Shkëmbimit të Informacionit, se prej orës 10:00 të ditës së sotme është lejuar lëvizja e mjeteve të tonazhit të rëndë (kamionë) drejt Pikës së Kalimit Kufitar Bllatë, në territorin e Maqedonisë së Veriut.

    Kamionët do të lejohen të qarkullojnë me të njëjtin regjim tranziti dhe dokumentacion. Gjithashtu, edhe mjetet që janë zhdoganuar do të lejohen të kalojnë; në rastet kur konstatohet dëmtim i plumbosjes, ato do të ripajisen me plumba të rinj.

    Your browser does not support the video tag.

    Ndërkohë, specialistët për Hetimin e Krimeve në DVKM Korçë referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për veprën penale “Kontrabanda me mallra të tjera” ndaj shtetasit N. Sh., 65 vjeç, banues në Bilisht. Ai u konstatua në aksin rrugor “Kapshticë–Bilisht” duke drejtuar një automjet, në të cilin gjatë kontrollit u gjetën disa pajisje elektroshtëpiake të përdorura, të dyshuara si të kontrabanduara. Automjeti dhe pajisjet u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

    Po ashtu, nisi procedimi penal për veprën penale “Kalimi i paligjshëm i kufirit shtetëror” ndaj shtetasit B. M., 41 vjeç, banues në fshatin Shkallë, Mat, pasi dyshohet se ka kaluar ilegalisht në Greqi.

    Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Korçë për veprime të mëtejshme.

    Gjithashtu, nga shërbimet e patrullës së Stacionit të Policisë Kufitare Kapshticë, në afërsi të fshatrave Trestenik dhe Vidohovë, Devoll, u kapën 2 migrantë të parregullt, të cilët u trajtuan me urdhër largimi vullnetar nga territori i Republikës së Shqipërisë.

    Tona
    Selita
    Zeqillari
    Your browser does not support the video tag.
    Share. Facebook WhatsApp Copy Link
    ECO

    Related Posts

    Procedim për dy të mitur në Pogradec, denoncim për largim nga banesa në Korçë dhe vjedhje në Maliq

    February 25, 2026

    Izolimi i juglindjes për shkak të mbylljes së qarkullimit nga Librazhdi në Pogradec ka sjellë anulim masiv rezervimesh.

    February 25, 2026

    Alarm sigurie nga Ambasada Amerikane/ Emrat e restoranteve në listën e zezë

    February 25, 2026

    Pse nuk ngrenë zërin Korçarët?

    February 24, 2026
    TE FUNDIT

    Procedim për dy të mitur në Pogradec, denoncim për largim nga banesa në Korçë dhe vjedhje në Maliq

    February 25, 2026

    Lejohet qarkullimi i mjeteve të rënda drejt Bllatës, DVKM Korçë procedon dy shtetas dhe kap 2 migrantë të parregullt

    February 25, 2026

    Izolimi i juglindjes për shkak të mbylljes së qarkullimit nga Librazhdi në Pogradec ka sjellë anulim masiv rezervimesh.

    February 25, 2026

    Alarm sigurie nga Ambasada Amerikane/ Emrat e restoranteve në listën e zezë

    February 25, 2026
    EKSKLUZIVE

    Selina nuk e dinte se ishte live, zbulon një skandal të rëndë që ka ndodhur në Top Channel me Marina Vjollcën

    Procesi mësimor normal në Qarkun Korçë, problematikë në një aks rural në Moglicë

    Ministrja që duam, Albana Koçiu; “Shkarkova zv.ministrin, piu cigare brenda në lokal”

    Advertisement
    eSIM SIGNAL
    Bufi Urte
    Facebook Instagram
    • Vendi
    • Rajoni
    • Evropa
    • Bota
    • Kulture
    • Jetese
    • Sport
    © 2026 Bufi Urte. Designed by Patron Marketing.

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.