Close Menu
Bufi UrteBufi Urte
    What's Hot

    Pogradec/ Kujtimi, beteja me kancerin dhe shpresa për të jetuar

    February 4, 2026

    Servisi, kontrolli dhe ‘kafeja’ që nuk ngop

    February 4, 2026

    Prokuroria Korçë dërgon në gjyq tre persona për fajde dhe pastrim parash

    February 4, 2026
    Facebook X (Twitter) Instagram
    • Na kontaktoni
    • Punesim
    • Marketing
    Facebook Instagram
    Bufi UrteBufi Urte
    • Home
    • Vendi
    • Rajoni
    • Evropa
    • Bota
    • Kulture
    • Jetese
    • Sport
    Bufi UrteBufi Urte
    Home » Kur Korça prishet nga Tirana: një krim urban i amnistuar me emrin “zhvillim”
    Vendi

    Kur Korça prishet nga Tirana: një krim urban i amnistuar me emrin “zhvillim”

    July 26, 2025
    Facebook WhatsApp Copy Link
    Share
    Facebook WhatsApp Copy Link

    Në vitin 1945, regjimi komunist i vendosi shpatullat trashëgimisë arkitektonike të Korçës. Prishi Kishën e Shën Sotirit, rafshoi gurët për të ngritur pallatin e Kolevicës. Ndërtoi Bibliotekën, Shtëpinë e Oficerëve dhe i veshi bulevardet me betonin e zymtë të ideologjisë. Mesazhi ishte i qartë: Korçën do ta bëjmë si gjithë të tjerat. Do t’ia zhdukim “fytyrën borgjeze” dhe do t’i veshim një uniformë që nuk i përket.

    Sot, historia përsëritet. Këtë herë nuk ka diktaturë. Ka një KKT në Tiranë, që mban vulën e “zhvillimit ekonomik” dhe vendos për fatin e qytetit si të ishte një shesh ndërtimi pa kujtesë. Këtë vit miratohet ndërtimi i një kulle 10-katëshe, 8 mbi tokë dhe 2 nën tokë, në një nga zonat më delikate historike të qytetit, në Bulevardin “Republika”, atje ku fryma e arkitekturës italiane është ende gjallë, ku secila fasadë flet për vitet 1880-1920. Para pak ditësh, një tjetër projekt dorëzohet në KKT, për një tjetër ndërtim masiv në Korçë.

    Tona

    Pra, një qytetar i thjeshtë nuk mund të ndërtojë një kat më shumë mbi shtëpinë e tij, sepse është në zonë historike. I lejohet vetëm restaurimi, dhe atë, me leje që do nja dy vite për ta marrë. Por një mik i KKT-së në Tiranë e nje investitor mund të ndërtojë një kullë që do të thyejë jo vetëm vijën urbane, por shpirtin e qytetit.

    Dhe është një krim i amnistuar nga heshtja. Hesht Bashkia, hesht Këshilli Bashkiak, heshtin dhe ata “opozitarët” që merrnin lek për fushatë nga të njëjtët njerëz. Sepse kur vendimet nuk merren në Korçë, por në Tiranë, atëherë diskutimet janë të kota. Kështu u vendos dhe dikush në listën për deputet në qarkun e Korçës

    Mjafton që një KKT ta mendojë qytetin si një hartë bosh, ku çdo truall është një mundësi për të ndërtuar, për të fituar, për të shitur të ardhmen me çmimin e një ndërtese 10-katëshe.

    Dhe nëse Korça lejon të fshihet, atëherë çfarë na ka mbetur më për të ruajtur?

    Kazerma e Cerenit
    Ballkan Desina
    Zeqillari
    eSIM SIGNAL
    Korçë ndertim Tirane
    Share. Facebook WhatsApp Copy Link
    ECO

    Related Posts

    Pogradec/ Kujtimi, beteja me kancerin dhe shpresa për të jetuar

    February 4, 2026

    Servisi, kontrolli dhe ‘kafeja’ që nuk ngop

    February 4, 2026

    Prokuroria Korçë dërgon në gjyq tre persona për fajde dhe pastrim parash

    February 4, 2026

    Pogradec | Banorët e Gurrasit protestë para bashkisë: Tokat tona janë dhënë me qira pa të drejtë

    February 4, 2026
    TE FUNDIT

    Pogradec/ Kujtimi, beteja me kancerin dhe shpresa për të jetuar

    February 4, 2026

    Servisi, kontrolli dhe ‘kafeja’ që nuk ngop

    February 4, 2026

    Prokuroria Korçë dërgon në gjyq tre persona për fajde dhe pastrim parash

    February 4, 2026

    Pogradec | Banorët e Gurrasit protestë para bashkisë: Tokat tona janë dhënë me qira pa të drejtë

    February 4, 2026
    EKSKLUZIVE

    Ndërron jetë 48-vjeçarja në Korçë, djali akuzon mjekët: Nuk treguan kujdesin e duhur, e nxorën nga spitali

    In memoriam – 25 Korrik 1883, dita kur lindi Koli Rodhe, patrioti i shquar korçar

    Moti i keq sjell probleme në rrugën e re të Qafë Pllocës, ka reshkitje dherash

    Advertisement
    eSIM SIGNAL
    Bufi Urte
    Facebook Instagram
    • Vendi
    • Rajoni
    • Evropa
    • Bota
    • Kulture
    • Jetese
    • Sport
    © 2026 Bufi Urte. Designed by Patron Marketing.

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.