Aksi rrugor Librazhd-Prrenjas dhe konkretisht segmenti në zonën e Arrës së Gurrës në Librazhd pritej që të hapej ditën e sotme, por se kjo gjë nuk është mundësuar dot. Sipas kreut të ARRSH, Ami Kozeli në orën 3:00 të mëngjesit të kësaj të hëne, 23 shkurt, pati një rrëshqitje tjetër toke dhe gjithë puna e bërë u shkatërrua.
I pyetur nga gazetari Blendi Fevziu në emisionin “Opinion” në Tv Klan, se kur mund të hapet aksi, që lidh pjesën tjetër të Shqipërisë, kreu i ARRSH tha se nuk dihet ende dhe se priten rezultatet e studimeve gjeologjike.
Blendi Fevziu: Kur do lidhte pjesa juglindore e Shqipërisë me aksin kombëtar të pjesës tjetër të Shqipërisë, sa kohë do të merrni dhe cila do të jetë zgjidhja?
Blendi Fevziu: Sa kohë duhet të gjejë vendin e vet?
Ami Kozeli: Atë e di natyra, nuk e themi dot ne. Ajo që kemi në dorë ne, janë studimet gjeologjike që po zhvillohen dhe me të pasur në dorë rezultatet e studimeve gjeologjike, atëherë unë do të jem në gjendje që të jap një përgjigje konkrete për afate kohore.
Blendi Fevziu: Pra ne nuk dimë një afat kohor, se kur mund të jemi sërish të lidhur me juglindjen e Shqipërisë.
Ami Kozeli: Në këto momente nuk e dimë, sepse nuk kemi ende në dorë studimet gjeologjike. Sepse koha tregoi këto dy ditë që duhet të presim me patjetër studimet gjeologjike për të vepruar.


