Krishtlindja është festuar edhe në qytetin e Korçës, aty ku me qindra besimtarë ortodoksë dhe turistë kanë marrë pjesë në meshën e mbajtur në katedralen “Ringjallja e Krishtit”.
Mitropoliti i Korçës, Imzot Anastasi në urimin e tij është lutur për paqe mes njerëzve dhe Perëndisë, duke kërkuar që mirësia të përkthehet në vepra.
Sakaq, besimtarët kanë uruar për Krishtlindje të bardha, ndërsa të shumtë kanë qenë turistët që kanë vendosur të kalojnë këtë sezon në juglindje
“Unë jam i martuar me një korçare por jam njëkohësisht edhe ortodoks, kështu që kënaqësia ime është dyfish. Ajo që lutem për Shqipërinë është paqja. Paqja na duhet ne zemër”, është shprehu një turist gjerman në vigjiljen e Krishtlindjes.
Ndërkohë, mbi 95% e hoteleve ne Korçë janë të rezervuara nga data 24 Dhjetor deri më datën 5 Janar ndërsa vetëm në pak ditë nëpërmjet pikës së kalimit kufitar të Kapshticës kanë hyrë mbi 30.000 shtetas.


