Close Menu
Bufi UrteBufi Urte
    What's Hot

    Profesor Dr. Perikli Qirjazi shpallet “Qytetar Nderi” i Kolonjës

    March 28, 2026

    Makinat bëhen “copë”, aksident në Korçë, tre të plagosur

    March 28, 2026

    Korçë – Arrestime, procedime penale dhe konflikt me të plagosur

    March 28, 2026
    Facebook X (Twitter) Instagram
    • Na kontaktoni
    • Punesim
    • Marketing
    Facebook Instagram
    Bufi UrteBufi Urte
    • Home
    • Vendi
    • Rajoni
    • Evropa
    • Bota
    • Kulture
    • Jetese
    • Sport
    Bufi UrteBufi Urte
    Home » Korçë/Pogradec – Arrestime dhe procedime penale për dhunë, drejtim mjeti në gjendje të dehur dhe narkotikë
    Vendi

    Korçë/Pogradec – Arrestime dhe procedime penale për dhunë, drejtim mjeti në gjendje të dehur dhe narkotikë

    December 28, 2025
    Facebook WhatsApp Copy Link
    Share
    Facebook WhatsApp Copy Link

    Drejtoria Vendore e Policisë Korçë ka zhvilluar një sërë veprimesh policore, që kanë çuar në arrestime në flagrancë dhe procedime penale për disa shtetas, për vepra të ndryshme penale.

    Shërbimet e Sektorit të Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasin B. K., 40 vjeç, banues në fshatin Qerret, Gramsh, pasi u kap duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur.

    Your browser does not support the video tag.

    Nga ana tjetër, shërbimet e Komisariatit të Policisë Korçë arrestuan në flagrancë shtetasit S. Z., 58 vjeç dhe V. Z., 65 vjeç, banues në Korçë (vëllezër), pasi dyshohet se kanë ushtruar dhunë fizike ndaj njëri-tjetrit. Gjithashtu, shtetasi S. Z. dyshohet se ka dhunuar fizikisht edhe kunatën e tij, bashkëshorten e V. Z., e cila u pajis me urdhër mbrojtjeje.

    Po ashtu, u referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi penal për shtetasit A. B., 24 vjeç; S. T., 21 vjeç; J. Z., 19 vjeç dhe R. R., 21 vjeç, banues në Korçë, pasi në lagjen nr. 1 janë konfliktuar fizikisht me njëri-tjetrin për motive të dobëta, duke bllokuar qarkullimin rrugor dhe prishur qetësinë publike.

    Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve referuan materialet në Prokurori për shtetasin E. L., 44 vjeç, banues në Korçë, pasi gjatë kontrollit fizik iu gjet një sasi e vogël lënde e dyshuar narkotike kokainë dhe një mjet prerës (thikë), të cilat u sekuestruan si prova materiale.

    Ndërkohë, shërbimet e Komisariatit të Policisë Pogradec referuan materialet në Prokurori dhe nisën procedimin penal për shtetasen A. M., 34 vjeçe, banuese në Pogradec, për veprën penale “Dëmtime të tjera me dashje”, pasi dyshohet se ka goditur fizikisht shtetasin G. B., për motive të dobëta, në lagjen nr. 4.

    Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Korçës për veprime të mëtejshme.

    Pogradec – Në orët e para të mëngjesit të sotëm, në lagjen nr. 2, Pogradec, ka rënë zjarr në automjetin e shtetasit A. M., i cili ishte i parkuar. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkakut të zjarrit.

    Tona
    Selita
    Zeqillari
    Your browser does not support the video tag.
    Share. Facebook WhatsApp Copy Link
    ECO

    Related Posts

    Profesor Dr. Perikli Qirjazi shpallet “Qytetar Nderi” i Kolonjës

    March 28, 2026

    Makinat bëhen “copë”, aksident në Korçë, tre të plagosur

    March 28, 2026

    Korçë – Arrestime, procedime penale dhe konflikt me të plagosur

    March 28, 2026

    Arrestime dhe procedime në Korçë e Pogradec, denoncohet edhe një vjedhje në banesë

    March 27, 2026
    TE FUNDIT

    Profesor Dr. Perikli Qirjazi shpallet “Qytetar Nderi” i Kolonjës

    March 28, 2026

    Makinat bëhen “copë”, aksident në Korçë, tre të plagosur

    March 28, 2026

    Korçë – Arrestime, procedime penale dhe konflikt me të plagosur

    March 28, 2026

    Sfida mes Elbasanit dhe Skenderbeut mbyllet me dy gola, pretendentet shenojnë në pjesën e parë

    March 28, 2026
    EKSKLUZIVE

    Pedagogët e Fakultetit të Bujqësisë zhvillojnë takime pune në Universitetin “Aldo Moro” të Barit, në kuadër të projektit HEALTH-CONNECT

    Vatra të reja zjarri në Kolonjë, në afërsi të Shelegurit

    Drejtor i Përgjithshëm i Zjarrfikësve në Korçë; “Kemi përparuar, bashkitë kanë punuar, kemi mjete funksionale”

    Advertisement
    eSIM SIGNAL
    Bufi Urte
    Facebook Instagram
    • Vendi
    • Rajoni
    • Evropa
    • Bota
    • Kulture
    • Jetese
    • Sport
    © 2026 Bufi Urte. Designed by Patron Marketing.

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.