Prej disa muajsh, Bashkia Korçë ka vënë në funksion Qendrën e re për trajtimin dhe akomodimin e qenve endacakë, një investim i rëndësishëm që synon përmirësimin e kujdesit ndaj kafshëve, si dhe rritjen e sigurisë dhe shëndetit publik në komunitet.
Qendra ka një kapacitet të konsiderueshëm dhe ofron kushte të përshtatshme për trajtimin e qenve endacakë. Ata kapen dhe trajtohen sipas standardeve përkatëse, vaksinohen, ushqehen rregullisht dhe mbahen nën kujdesin e një stafi të specializuar, veçanërisht gjatë ditëve të ftohta të dimrit.
Bashkia Korçë u bën thirrje banorëve, organizatave të mbrojtjes së kafshëve dhe dashamirësve të kafshëve që të kontribuojnë në këtë nismë, qoftë përmes ndihmës vullnetare apo adoptimit të qenve, duke u ofruar atyre një shtëpi dhe kujdes të përhershëm.
🐾 Kujdesi për kafshët mbetet një tregues i rëndësishëm i qytetarisë dhe humanizmit. Përmes bashkëpunimit mes institucioneve dhe komunitetit, mund të bëhet më shumë për mirëqenien e tyre dhe për një qytet më të sigurt.




