Close Menu
Bufi UrteBufi Urte
    What's Hot

    Profesor Dr. Perikli Qirjazi shpallet “Qytetar Nderi” i Kolonjës

    March 28, 2026

    Makinat bëhen “copë”, aksident në Korçë, tre të plagosur

    March 28, 2026

    Korçë – Arrestime, procedime penale dhe konflikt me të plagosur

    March 28, 2026
    Facebook X (Twitter) Instagram
    • Na kontaktoni
    • Punesim
    • Marketing
    Facebook Instagram
    Bufi UrteBufi Urte
    • Home
    • Vendi
    • Rajoni
    • Evropa
    • Bota
    • Kulture
    • Jetese
    • Sport
    Bufi UrteBufi Urte
    Home » Korçë | Arrestime, procedime penale dhe një person i shpallur në kërkim
    Vendi

    Korçë | Arrestime, procedime penale dhe një person i shpallur në kërkim

    February 7, 2026
    Facebook WhatsApp Copy Link
    Share
    Facebook WhatsApp Copy Link

    Drejtoria Vendore e Policisë Korçë ka zhvilluar disa operacione gjatë 24 orëve të fundit, duke finalizuar arrestime, procedime penale si dhe ndalimin e një shtetasi në kërkim.

    Specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme ekzekutuan urdhrin e Prokurorit për ndalimin e shtetasit E. Z., 28 vjeç, banues në fshatin Ponçarë, Devoll. Ky shtetas ishte shpallur në kërkim, pasi Gjykata e Apelit e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, me vendimin e datës 16.07.2025, e ka dënuar me 2 vjet e 10 muaj burgim për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”, kryer në bashkëpunim.

    Your browser does not support the video tag.

    Ndërkohë, shërbimet e Sektorit të Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë dy drejtues mjetesh për drejtim automjeti në gjendje të dehur:

    • F. T., 55 vjeç, banues në Ersekë;
    • A. Th., 45 vjeç, banues në fshatin Rehovë, Kolonjë.

    Nga ana e Specialistëve për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Korçë u arrestua në flagrancë shtetasi M. P., 35 vjeç, banues në fshatin Dishnicë. Ai u kap jashtë banesës, në kundërshtim me masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, të caktuar nga Gjykata e Apelit Tiranë për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”. Gjithashtu, dyshohet se ky shtetas ka përndjekur një 33-vjeçare.

    Po ashtu, u referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi penal për shtetasin R. F., 35 vjeç, banues në Korçë, i cili dyshohet se ka vjedhur 4 koshere bletësh në oborrin e banesës së një shtetasi tjetër.

    Në një njoftim tjetër, Policia bën me dije se më 06.02.2026, në Komisariatin e Policisë Korçë është paraqitur shtetasi K. T., 25 vjeç, banues në fshatin Moravë, i cili ka kallëzuar largimin nga banesa të babait të tij, F. T., 54 vjeç. Policia po punon për gjetjen e tij.

    Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Korçës për veprime të mëtejshme.

    Tona
    Selita
    Zeqillari
    Your browser does not support the video tag.
    Share. Facebook WhatsApp Copy Link
    ECO

    Related Posts

    Profesor Dr. Perikli Qirjazi shpallet “Qytetar Nderi” i Kolonjës

    March 28, 2026

    Makinat bëhen “copë”, aksident në Korçë, tre të plagosur

    March 28, 2026

    Korçë – Arrestime, procedime penale dhe konflikt me të plagosur

    March 28, 2026

    Arrestime dhe procedime në Korçë e Pogradec, denoncohet edhe një vjedhje në banesë

    March 27, 2026
    TE FUNDIT

    Profesor Dr. Perikli Qirjazi shpallet “Qytetar Nderi” i Kolonjës

    March 28, 2026

    Makinat bëhen “copë”, aksident në Korçë, tre të plagosur

    March 28, 2026

    Korçë – Arrestime, procedime penale dhe konflikt me të plagosur

    March 28, 2026

    Sfida mes Elbasanit dhe Skenderbeut mbyllet me dy gola, pretendentet shenojnë në pjesën e parë

    March 28, 2026
    EKSKLUZIVE

    A është gati sektori bankar shqiptar për të përballuar kërcënimet e së ardhmes?

    “E doja, nuk më bënte përshtypje mosha”/ Rrëfimi prej 7 orësh i vrasësit të 52-vjeçares në Pogradec: Mendova mos kishte therur ndonjë pulë…

    Nisin përplasjet e para në shtëpinë e Big Brother VIP 5, Iliri debaton me Kristin: Skuth, ta fut edhe qesh

    Advertisement
    eSIM SIGNAL
    Bufi Urte
    Facebook Instagram
    • Vendi
    • Rajoni
    • Evropa
    • Bota
    • Kulture
    • Jetese
    • Sport
    © 2026 Bufi Urte. Designed by Patron Marketing.

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.