Drejtoria Vendore e Policisë Korçë ka bërë me dije disa raste të ndodhura gjatë ditëve të fundit në qark:
🔹 Arrestim për drejtim automjeti pa leje
Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasin A. B., 26 vjeç, banues në Korçë, pasi u kap duke drejtuar automjetin pa leje drejtimi.
🔹 Aksident në aksin “Korçë–Maliq”
Janë referuar materialet në Prokurori dhe ka nisur procedimi penal për shtetasit E. A., 30 vjeç, banues në fshatin Vloçisht, dhe A. Sh., 20 vjeç, banues në fshatin Vashtmi, pasi automjetet që drejtonin u përplasën me njëra-tjetrën. Si pasojë, u dëmtua lehtë 30-vjeçari.
🔹 Aksidenti në “Maliq–Pogradec”
Në vijim të hetimeve për ngjarjen e ndodhur një ditë më parë, është proceduar penalisht G. J., 42 vjeç, banues në Korçë, si i përfshirë në aksidentin rrugor.
🔹 Kapet personi i shpallur në kërkim për trafikim mjetesh
Pas kërkimeve disa ditore, u bë e mundur kapja e shtetasit I. Q., 35 vjeç, banues në fshatin Pendavinj, i cili ishte shpallur në kërkim për veprën penale “Trafikimi i mjeteve motorike”.
🔹 Zjarr në magazinë në Sovjan
Më datë 22.10.2025, në magazinën e shtetasit P. B., 58 vjeç, në fshatin Sovjan, ka rënë zjarr aksidentalisht, duke shkaktuar vetëm dëme materiale.
Materialet procedurale për të gjitha rastet i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.




